Diaspora shqiptare kërkojnë që të ndodhë NDRYSHIMI i plotë më 14 shkurt, që me votë të përmbyset politika e kriminalizuar e Kosovës

Diaspora shqiptare kërkojnë që të ndodhë NDRYSHIMI i plotë më 14 shkurt, që me votë të përmbyset politika e kriminalizuar e Kosovës

Gani Qarri

  • 19 January 2021 - 07:41

Shkruan: Gani Qarri

Ky është momenti vendimtar dhe i pritur për kohë të gjatë, që të gjithë bashkëkombësit dhe qytetarët e vetëdijesuar të Kosovës me të drejtë vote, përfundimisht të veprojnë me vetëdije të lartë për gjendjen në të cilën i kanë sjellur udhëheqësit e kriminalizuar dhe votojnë në mënyrë të zgjuar, vetëm emra të rinj e të pa korruptuar, sepse kanë kaluar mbi 20 vite, nga çlirimi i vendit dhe këta që mbajtën gjithë këto vite të uzurpuar udhëheqjen e vendit dhe pushtetin, kanë penguar jo vetëm shtet ndërtimin, por kanë kërcënuar hapur tërësinë territoriale dhe shtetësinë e Kosovës, duke varfëruar deri në skajshmëri qytetarët me hajninë e tyre të paskrupullt, familjarizimin, korrupsionin dhe krimin e organizuar galopant, si në asnjë vend tjetër në rajon.

-Frika se qytetarët e vetëdijesuar dhe votuesit e rinj të Republikës së Kosovës, përfundimisht do të votojnë kundër personave dhe partive të tej inkriminuara dhe pro ndryshimeve e frymës reformatore në vend, si dhe thirrjet nga jashtë që gjithnjë e më shpesh po u vijnë votuesve për tu shkëputur përgjithmonë nga figurat e kriminalizuara dhe partitë e degjeneruara politike, që për më tepër se 20 vite kanë uzurpuar udhëheqjen e vendit dhe po e mbajnë të kapur shtetin në të gjitha poret e tij, i ka vënë në siklet aq të madh partitë e degjeneruara dhe udhëheqësit e tyre mafioz e të kriminalizuar sa që nuk po lënë mjet as mundësi pa përdorur për të fyer e përbaltur me të gjithë arsenalin e pa fund të shpifjeve të tyre, personat dhe forcat alternative, të cilat në vend kanë filluar të shihen si garanci për ndryshime.

Ndaj e gjithë kjo histeri tmerri e tyre, dëshmon edhe një herë më tepër se sa shumë po i frikësohen ish partitë e tej inkriminuara, që për mbi 20 vite, ishin në pushtet, vetëdijesimit në rritje të qytetarëve të rinj, për ndryshime te pashmangshme në vend, të cilët janë të gatshëm për t’i dhënë shansin një fryme të re politike, ende të pa sprovuar deri më tani në pushtet. Madje përveç hedhjes për tokë të partive të inkriminuara, të cilat si kurrë më parë i ka kapë frika e papërmbajtur e zbulimit të aferave puro- kriminale, atyre të përfunduara dhe tjerave të mbetura në gjysmë në mandatet e kaluara, përfundimisht ka ardhur koha që përveç largimit nga pushteti me votë, të gjithë të inkriminuarit, mafiozët dhe fajtorët politik e shtetëror, të vihen para drejtësisë dhe të dënohen në mënyrën më të merituar.

Se të inkriminuarit politik vërtetë i ka kapë një frikë e pa përshkruar, flet edhe fakti i ngritjes në këmbë i të gjithë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ti penguar me çdo kusht të marrin pjesë në votime, mërgimtarët shqiptar në Diasporë, madje ata kanë filluar ti frikësojnë edhe vetëm thirrjet nga jashtë që po ju vijnë qytetarëve të Kosovës për t’u shkëputur një herë e përgjithmonë nga emrat e kriminalizuar tradicional që kanë prodhuar vetëm dështime dhe mashtrimet më të mëdha në të kaluarën, nga halli se qytetaret e Kosovës, mund të votojnë me shumicë për ndryshime rrënjësore dhe frymën më të thellë, të deritanishme reformatore.

Për aq më tepër, një mesazh tejet i veçantë dhe shumë më i fuqishëm pro-reformator, kësaj radhe vjen edhe nga vendi me demokracinë më të zhvilluar në botë, si SHBA-të dhe Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, e cila bënë thirrje publike që të mos vrapohet më pas emrave te kriminalizuar, por këtë herë, qytetarët të gjejnë njëmend rrugën e duhur dhe të votojnë vetëm ata që janë gati të merren seriozisht me fatin e qytetarëve, interesat e popullit dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës! E për të fituar përfundimisht drejtësia dhe demokracia përparimtare në zgjedhjet e reja parlamentare, para së gjithash nevojitet, që të mos veprohet më, në mënyrë stihike dhe sipas interesave personale, klanore, mahallore, provincialiste e partiake, por ashtu siç dikton arsyeja e shëndoshë e largimit përfundimtar të mafio-oligarkisë politike nga pushteti dhe mbrojtjes së interesit të përgjithshëm kombëtar, shtetëror dhe atdhetar. Dhe kjo arrihet vetëm duke hedhur në koshin e plehrave, emrat e ish-liderëve të degjeneruar, degraduar e te kriminalizuar, të instaluar forcërisht deri ne ish-presidencën e shtetit, ku shumica prej tyre, edhe në kohë paqeje janë imponuar forcërisht dhe në forma të ndryshme mafioze, jo-ligjore dhe jo demokratike.

Kështu që me 14 shkurt, nga votuesit e Kosovës pritet që përfundimisht të hedhen poshtë me vendosmëri dhe mos votohen më të gjithë ata, që arritën ta “kapin shtetin kriminalisht ”, ashtu siç e patën kapur dhe sabotuar edhe UÇK-në, në kohë lufte, me ç ‘rast disa nga heronjtë e saj të njëmendtë, edhe u viktimizuan si rrjedhojë e luftës se ashpër e primitive për pushtet dhe për pasurim klandestin e kriminal për më tepër se 20 vite me radhë të qëndrimit të të inkriminuarave në pushtet.

Ndaj, thirrja vjen edhe përtej atlantikut, duke kërkuar, bashkëkombës të dashur, thirreni arsyen, dhe votoni në bazë të bindjes dhe besimit tuaj të thelle dhe jo më sipas pazargjinjve, propaganduesve dhe mashtruesve primitiv SHIK-ist, e partiak të ndryshëm të degjeneruar, të instaluar nga partitë e inkriminuara gjithandej sistemit institucional e shtetëror, që për interesa të ngushta e meskine të tyre, duan t’ua imponojnë juve dhe Kosovës, së lodhur nga sundimi i tyre kriminalo-mafioz, përsëri liderët e inkriminuar sipas oreksit të vet kriminalizuar, kërkesë e cila si asnjëherë më parë, përcillet publikisht edhe në mesazhin drejtuar qytetarëve të Kosovës nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në Nju-Jork të SHBA-së, mu në prag të përurimit të mikut të madh të Kosovës, Joe Biden president të SHBA-ve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".