Matrapazët e listave për veteran shpallen të pafajshëm, korrupsioni në drejtësi, lista e 60 000 veteranëve të rrejshëm mbetet në fuqi

Matrapazët e listave për veteran shpallen të pafajshëm, korrupsioni në drejtësi, lista e 60 000 veteranëve të rrejshëm mbetet në fuqi
Matrapazët e listave për veteran shpallen të pafajshëm, korrupsioni në drejtësi, lista e 60 000 veteranëve të rrejshëm mbetet në fuqi

Hasan Preteni

  • 21 January 2021 - 07:58

Shkruan: Hasan Preteni

Prokuroria Speciale është prokurori politike e hapur për ti shërbyer politikës-një pjese të saj. A e fitoi ndonjë rast, a e përfundoi ndonjë rast. Sa janë pagat e tyre dhe cilave struktura politike i përkasin. Cila është e kaluara dhe cilët janë sukseset e kësaj prokurorie. Të mbyllet menjëherë, prokurorët në shtëpi e në të gjitha prokurorit tjera në tri nivelet VETTING i fuqishëm.

-Rishikimi i funksionimit të sektorit të sigurisë, Dokument në mesin e shumë dokumenteve dhe shumë Strategjive dhe planeve vepruese. Pa plan konkret me detyra konkrete, me qëllime konkrete, afate veprimi dhe përgjegjës për aktivitet e caktuara nuk ka progres, nuk do të ndryshohet situata rreth sundimit të rendit dhe ligjit. Letra duron gjithçka por kush do të zbaton dhe çka ndodhë nëse nuk i zbaton ato detyra. Në Kosovë po forcohet bindja rreth mosfunksionimit të pushtetit, nuk ka sundim të rendit dhe ligjit. Nuk e kemi asnjë rast të përfunduar, raste që e dëshmon këtë në baza ditore.

Rasti i "Veteranëve" pas dy viteve, pas largimit në ekzil të prokurorit që e hapi rastin dhe pas shumë shpenzimeve e humbje kohe, rasti u mbyll. Fituan avokatet e humbi Kosova. U luajt me nderin dhe integritetin e disa personave, lista e 60.000 veteranëve të rrejshëm mbeti në fuqi dhe të njëjtit do të vazhdojnë të marrin pensione të pamerituara. Qysh sot, prokurori i rastit duhet të shkarkohet nga KPK-ja. Vetëm në Kosovë ndodhë se performanca e prokurorëve nuk varet nga rastet e fituara në gjykata., Pse është hapur rasti, kujt ju krijuan favore, cilat ishin provat dhe shumë pyetje tjera.

Dy vjet maltretime dhe në fund rasti humbet. Mbi të cilat dëshmi gjykata e mbylli rastin dhe pse prokurori nuk ofroj prova. Raste të tilla kemi në baza ditore. Prokurori tërhiqet, në seancën e fundit tërhiqet nga ndjekja e zyrtarëve të lartë në Administratën Tatimore të Kosovës, prova të dëshmuara, zgjatje e stërzgjatje të procesit edhe në fund zyrtari pushohet të ndiqet dhe prokurori tërhiqet. Pse? Sepse zyrtari i akuzuar është pjesë e familjes së personave të lidhur me politikën. Pse e filloi prokurori rastin dhe pas disa seancave vendosi të tërhiqet. Te shpija prokurorë, kush të detyroj të hapesh rastin dhe pse e fillove, cilat ishin provat. Në fund cilat kritere, cilat presione ndikuan që rasti të mbyllet. Shkurt e shqip, pse e hape dhe pse e mbylle. A ishe jo profesionist në fillim apo në fund.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".