Mjaft me përralla bajate, mashtrimet e partive politike po i merr era

Mjaft me përralla bajate, mashtrimet e partive politike po i merr era
Mjaft me përralla bajate, mashtrimet e partive politike po i merr era

Dardan Grapci

  • 21 January 2021 - 14:28

Shkruan: Dardan Grapci

Ajo se çka duhet të bëjnë qytetaret tani në këtë kohë të pandemisë dhe gjatë fushatave elektorale është një sjellje e thjeshtë civilizuese, ti dëgjojnë por në mashtrime të mos ju besojnë. Koha është për gjeneratën e re një politikë. Votuesi Kosovar duhet të jetë i gatshëm që ta kalon vetveten dhe ta thyen tradicionalen e stërkequr. Ndryshimi vjen aty ku dominon politika e re dhe rinia. Askush nuk beson më që Kosova do të bëhet brenda natës shtet i zhvilluar sikur është Zvicra dhe Gjermania, sepse janë të njëjtit politikan që po vijnë me të njëjtat premtime të cilat i kanë thënë edhe gjate fushatave të mëparshme.

Mashtrimet e partive politike e deritashme jo vetëm që janë shterur, por siç thotë populli: Më nuk po ju pinë ujë! Gënjeshtrat dhe mashtrimet që i kanë lansuar më përpara, po provojnë që të na i shesin edhe sot por nuk do dinë se si ti “paketojnë” për ti ndryshuar. Këto parti do ta kenë problem për ta zhvendosur situatën nga kriza e madhe ekonomike dhe prej situatës së krijuar me pandeminë , për në një nivel tjetër duke i lansuar premtimet super mashtruese dhe tepër pompoze nëpër fushatat e tyre zgjedhore.

Prandaj secili nga ne e ka të qartë se janë po të njëjtit të cilët për 20 vite e më shumë, po këta politikan të cilët notojnë sa në atë pellg politik sa në një tjetër, sikur bretkosat nëpër moçale, vetëm po aderojnë nga njëra parti politike në tjetrën, jo vetëm që janë bërë monoton, por më askush nuk po i respekton, siç i kanë respektuar më përpara. Besimin te qytetarët e kanë humbur edhe shumë nga ish figurat ushtarake, personalitete të cilët në vend se ta kthjellin këtë vend, ata në fakt më shumë e kanë dëmtuar, duke thënë se meritoj unë të jem kudo e të kem gjithçka sepse unë kam qenë ushtar.

Askush askujt nuk do të ja mohonte vlerat e vërteta të luftës sepse mirë kanë bërë të gjithë që kanë pasur guxim e trimëri për të qenë ushtar dhe për ta mbrojtur vendin, por nuk është nevoja të sillen tash sikur Al Kapone. Tani në Kosovë ka ardhur koha që të ndahet njëherë e mirë shapo nga sheqeri, sepse më nuk funksionon shoqëria me mashtrime, nuk gënjehen më të rinjtë që ndërtimin e shtetit e shohin ndryshe, me standardet evropiane, pa krim e pa korrupsion.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".