Në zgjedhjet e 14 shkurtit partitë politike vetëm me slogane, pa programe ofertë për qeverisje

Në zgjedhjet e 14 shkurtit partitë politike vetëm me slogane, pa programe ofertë për qeverisje
Në zgjedhjet e 14 shkurtit partitë politike vetëm me slogane, pa programe ofertë për qeverisje

Blerim Burjani

  • 23 January 2021 - 17:18

Shkruan: Blerim Burjani

Deri më tash shpalosje të detajuar të programeve nuk ka pasur nga asnjë parti politike. Rimëkëmbje si moto e PDK-së mundë të nënkuptoj ekonomin me një historian për kryeministër, pra partitë kur vendosin programet duhet të vendosin edhe profilin e liderit të tyre. Pra profili ka rëndësi të madhe. Sidoqoftë duhet pritur shpalosjen e prioriteteve pastaj të flasim më konkretisht për pikat më me prioritet.

-Programe deri më sot nuk ka pas të prezantuara, por moto, slogane po. Disa moto stereotipe që nuk tregojnë diçka ose janë abstrakte. Pra motot nuk duhet të jenë abstrakte por treguese. Si për shembull rimëkëmbje nuk dihet se çfarë është. Rimëkëmbje institucionale, ekonomike apo çka, pastaj guxo... guxo për çka? Pra kallëzues abstrakt.

Ndoshta do të duhej të ishte guxo dhe provo ndryshimin! Pra ka qasje abstrakte për problemet e qytetarëve. Duhet kujdes shumë më i madh për të treguar qartë se çfarë donë. Ndryshimi ka emër por s’ka dije. Kjo klasë aktuale politike nuk mundë të sjelle ndryshimin, kur të papunët bëhen shefa të parasë publike atëherë populli I ka la duart.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".