Kryeministri në ikje Avdullah Hoti, shembull se si shkelet edhe mbi ligjin anti-Covid

Kryeministri në ikje Avdullah Hoti, shembull se si shkelet edhe mbi ligjin anti-Covid
Kryeministri në ikje Avdullah Hoti, shembull se si shkelet edhe mbi ligjin anti-Covid

Ragip Guraziu

  • 27 January 2021 - 07:56

Shkruan: Ragip Guraziu

Qytetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në ditën e votimit dhe të mos e japin votën për ato parti politike dhe për ata përfaqësues të tyre të cilët nuk e respektojnë një ligj të tillë, Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19. Shkelësit e këtij ligji duhet të ndëshkohen edhe me votë sepse ky është një shembull i keq dhe dëshmi që flet se të gjitha ato parti të cilat nuk e respektojnë këtë ligj përgjatë fushatës, e që e kanë votuar vetë në Kuvend, nuk do ti përfillin e zbatojnë as ligjet e tjera me ardhjen e tyre në pushtet, do të jenë shkelëse të ligjeve, abuzuese më pushtetin dhe me të drejtat e qytetarëve.

-Tek sa jo zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore e partive politike, shembulli më i keq për gjitha ato parti është shkelja dhe mos respektimi i Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19. Madje në këtë shkelje nuk është duke bërë përjashtim asnjë subjekt politik, asnjë kandidat për kryeministër nga secili subjekt politik, sepse tubimet me qytetar po organizohen në kundërshtim me rregullat që i përcakton ligji. Këtu bënë pjesë edhe vetë Kryeministri në ikje, Avdullah Hoti që nuk po i respektojnë ligjet që vetë i ka dërguar në Kuvend, dhe Kuvendi pastaj të gjitha partitë politike i kanë miratuar ato.

Si pasojë e kësaj sjellje jo serioze rritje të trendit me të infektuar të rijnë por edhe rritje të numrit të të infektuarve që po përfundojnë me fatalitet, me vdekje . Kjo shkelje e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 po ndodhë ngase politikanët si gjithmonë vazhdojnë të jenë të pa prekshëm, mbi ligjin, politikanët e rangut të lartë që po e synojnë pushtetin e po vrapojnë në kërkim të votave nga qytetarët. Kjo është arsyeja se si me qytetarët po merren policia e Kosovës, duke ju shqiptuar gjoba të rënda edhe për gabimin më të vogël, kurse me politikanët dhe partitë politike gati sa nuk merret askush, shqiptohen gjoba kolektive në emër të subjektit politik që i paguan partia politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".