Fushata kriminale e tregtisë me vota, punësohen militantët, politikanët e pasur blejnë vota me nga një vend pune edhe prej qytetarve të varfër!

Faik Krasniqi

  • 28 January 2021 - 07:36

Shkruan: Faik Krasniqi

Një popull i punësuar dhe me mirëqenie të mirë ekonomike, nuk do të ishte i varur për punësim nga politika, dhe në zgjedhje do të ishte i lirë se cilën parti do ta votonte, por në këtë mënyrë ai bashkë me familjarët e tij do ta votonin partinë që e kanë punësuar në ndonjë institucion publik ose në ndonjërën nga kompanitë publike!

Në çdo fushatë parazgjedhore partitë në pushtet bëjnë punësime të çmendura, nëpër institucione shtetërore dhe kompani publike. Këto institucione dhe kompani publike mbingarkohen me numrin e të punësuarve, kryesisht militantë partiak dhe familjar të tyre për efekt të votave. Këta parazitë bëhen vetëm barrë e shtetit dhe atyre kompanive publike. Kurse në anën tjetër flasin për zhvillim ekonomik, duke premtuar miliarda euro. Pas zgjedhjeve harrohen ato premtime.

Mashtrues të mëdhenj. Në anën tjetër nuk janë në gjendje të themelojnë një Fond për investime prej disa qindra miliona euro, ku nga ai fond do të mundë të përfitonin bizneset Start-up dhe ato ekzistuese për rritjen e kapaciteteve, dhe njëkohësisht edhe hapjen e mijëra vendeve të reja të punës. Kjo është shumë më e lehtë të bëhet, edhe pse dyshoj që do e bëjnë. Arsyeja pse nuk e bëjnë qëndron tek pushteti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".