Është koha që Gjykata Kushtetuese të pastrohet nga servilët dhe jo profesionistët që marrin vendime me telekomandime të dirigjuara nga para politika dhe grupet e ngushta të interesit

Është koha që Gjykata Kushtetuese të pastrohet nga servilët dhe jo profesionistët që marrin vendime me telekomandime  të dirigjuara nga para politika dhe grupet e ngushta të interesit

Gani Qarri

  • 28 January 2021 - 08:06

Shkruan: Gani Qarri

A mund ta lejojnë veten të gjithë gjyqtarët e tjerë të Kushtetueses të cilët të paktën, qenkan gjyqtar, që të bien kaq poshtë sa të ndikohen deri në këtë shkallë nga  një jo-gjyqtar? Kjo vërtetë është një katastrofë që tanimë, as që mund ti faturohet Hashim  Thaçit dhe grupit të tij, qoftë në presidencë apo në PDK- e LDK, por vet sistemit të drejtësisë në Kosovë si dhe njerëzve si z. Fejzullah Hasani i cili mban edhe titullin më të lart shkencor të profesionit, por që të turpëron para gjyqësisë evropiane dhe njohësve të ligjeve në BE, me paraqitjet e tij, alla komunisto-jugosllave. Deklaratat e tij publike na bënë ta kuptojmë plotësisht arsyen, se pse vendet e BE-së, si Gjermania, Zvicra, Austria, Luksemburgu, Holanda, Belgjika etj, para se ta miratojnë titullin e "profesionistëve" të lartë nga Kosova, Serbia, Sllavomaqedonia etj, pikë së pari i fusin ata në provim, për testimin e njohurive dhe verifikimin e cilësisë së dijes reale të tyre, gjë që, duke parë deklarimet e z. Hasani vërtetë na bënë ta duartrokasim fort, vendimin e vendeve ku sundon dija bashkëkohore, ligji dhe shteti i të drejtës.

-Përkundër faktit se ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, vazhdon ta kundërshtojë Gjykatën Kushtetuese duke thënë që vendimi më të cilin ndalohet kandidimi i deputetëve në zgjedhjet e 14 shkurtit është plotësisht i gabuar, unë mendojë, se në këtë rast, po gabon, madje tepër rënd, vet z. Fejzullahu, për faktin se Gjykata Supreme është institucion shumë i lartë shtetëror të trajtohen vendimet e saj, në këtë mënyrë kaq shpërfillëse.

E them ketë edhe për faktin se në asnjë vend të BE-së, ku Kosova mëton të participojë, jo vetëm që nuk lejohen, por as që mund të merret me mend të provojë dikush ta paraqesë kandidaturën nëse ka pasur probleme me ligjin, rregulla të cilat, medoemos duhet të respektohen edhe në Kosovë, ndaj krejt ajo çfarë ka nevojë të bëhet me këtë rast, është verifikimi se a është vepruar drejtë për të gjitha partitë e kandidatët dhe në masë të njëjtë e të barabartë ligjore për secilën listë me emrat e paraqitur nga segmentet politike. Vendimi i Kushtetueses se çdokush që është shpallur fajtor në tri vitet e fundit, nuk ka të drejtë të kandidohet, është shumë i drejtë dhe aspak i gabuar, bile aty duhet të inkorporohen praktikat e BE-së, që të zgjerohet edhe në më shumë vite.

Përndryshe z. Hasani na mbetet borxh të na sqarojë se në çfarë mënyre tjetër mund të spastrohet politika dhe institucionet shtetërore të Kosovës nga kriminelët dhe të inkriminuarit, përderisa kjo është mënyra më e thjeshtë e praktikuar nga të gjitha vendet e BE-së, nëse nuk është kështu le ta thotë z. Hasani. E nëse nuk ka argumente z. Hasani atëherë i gabuar është ai dhe të gjithë ata që e kundërshtojnë,  vendimin e Kushtetueses sepse kjo është praktik evropiane e veprimit dhe Gjykata Kushtetuese, kur merr vendime, konsulton edhe ligjet e BE-së, sepse Kosova është vend evropian dhe nuk mund të veprojë krejt kokë më vete dhe kryekëput e ndikuar nga një person, si (jo)gjykatësi i apostrofuar, apo krejt apriori, sikur që po akuzohet pa të drejtë.

Njerëzit në Kosovë mund dhe kanë të drejtë, të jenë të pakënaqur me ndonjërin nga gjykatësit, apo edhe me shumicën prej tyre, por aty merren veprime kolektive me shumicë të votave, ndaj nëse është problemi te ndonjëri nga gjykatësit, duhet iniciuar procedura e shkarkimit të emrit, apo emrave të përveçëm, por nuk guxon të atakohet dhe fyhet në këtë mënyrë kaq të ulët, një institucion kaq i lartë kushtetues dhe shtetëror si Gjykata Kushtetuese, edhe nëse ajo nuk është më e mira, apo ashtu siç o ta dëshironim ta kishte shteti ynë-Kosova.Gjykata ka dhënë vendimin, në bazë të lëndës së kërkesë-ankesës, ligjit dhe Kushtetutës, për të cilin mund të shprehet dhe jap mendimin edhe KQZ, PZAP z. Fejzullah Hasani, etj, i cili edhe ai gjatë ushtrimit të mandatit, e ka të qartë edhe vet, se nuk i ka marrë gjithë ato lëvdata, për të mos thënë fare, por nuk mund të hedhet poshtë cilido vendim i Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të tillë, kaq banale dhe të pa argumentuar ligjërisht as me fakte juridike.

Të marrim shembull Holandën, vetëm pse pak kohë më parë, janë bërë akuza të pavërtetuara nga ndonjë pjesëtar i institucioneve shtetërore, se kinse ndonjë apo disa familje me origjinë imigrantësh, kanë keqpërdorur ndihmat sociale, ka dhënë dorëheqje i gjithë kabineti qeveritar, ndërsa në Kosovë personat si Fejzullah Hasani, në vend të parandalimit të përpjekjeve për inkriminimin e Kuvendit dhe të Qeverisë, këta vet, janë të parët që duan të fusin në parlament dhe Qeveri, njerëz të dënuar me vendime të plotfuqishme gjyqësore dhe të tjerë me precedencë penale.

A mund të na shpjegojë z. Fejzullah Hasani se ku i ka mësuar këto praktika, cili ligj preferon veprime të tilla dhe në cilin vend evropian mund të praktikohen ato në këtë kohë , që po insiston me kaq këmbëngulje , ta mbush kuvendin dhe Qeverinë e ardhshme të Kosovës me njerëz diletantë dhe të dënuar me vendime gjyqësore?!. Unë për herë të parë, nuk po arrij ta kuptojë në asnjë mënyrë se si qenka i gabuar "Vendim i qartë i GJK-së, vetëm pse ai thotë; që askush nuk ka të drejtë të kandidohet nëse tri vitet e fundit ka qenë i shpallur fajtor, me vendim të plotfuqishëm gjyqësor, çfarë mund të thuhej ndryshe, apo të shkruhej në vendimin e Kushtetueses se të gjithë të dënuarit dhe të inkriminuarit pa marrë parasysh peshën dhe natyrën e krimit, mund dhe duhet të kandidojnë për deputet dhe institucionet shtetërore të Kosovës?!

Si mund të shprehet një jurist, që ka mbajtur pozicionet më të larta juridike shtetërore në vend si z. Fejzullah Hasani se Ligji mbi zgjedhjet pikë reference e ka kodin penal dhe kodi penal nuk i njeh pasojat juridike?..., në cilin vend evropian mund të kandidojnë njerëzit e dënuar, pa asnjë pengesë ligjore, për pozita shtetërore, përveç në Serbi, Bosnje, Kosovë a Moldavi, apo z. Fejzullah Hasani i ka ngelë ora në kohën e vjetër të ish federatës serbo-jugosllave. Ky është mjerimi më i madh për Kosovën, nuk mund të dëshmohet katërçipërisht dhe në as në një mënyrë tjetër se "bash" të gjithë gjyqtarët e kushtetueses paskan qenë të ndikuar dhe të "detyruar" nga presioni i Hashim Thaçit, "përmes" gjyqtarit Nexhmi Rexhepi, kur vet Thaçi aktualisht ndodhet në burg, ndërsa (jo)gjyqtari-Nexhmi Rexhepi "kurrë në jetë" nuk paska qenë gjyqtarë, njeri që nuk paska dije as përvojë dhe megjithatë ai aty qenka dërguar nga H. Thaçi vetëm për të manipuluar rastet me Radomir Labanin dhe te tjerët ose gati te gjithë?! 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".