Akuzat publike për vrasjet e pas luftës me motive politike shkojnë në dosjet e Gjykatës Speciale

Akuzat publike për vrasjet e pas luftës me motive politike shkojnë në dosjet e Gjykatës Speciale
Akuzat publike për vrasjet e pas luftës me motive politike shkojnë në dosjet e Gjykatës Speciale

Dardan Grapci

  • 29 January 2021 - 13:01

Shkruan: Dardan Grapci

Unë konsideroj se gjithçka që thuhet e komentohet, apo reagohet publikisht, duhet të përcillet, të shënohet dhe hetohet edhe nga Gjykata Speciale. Prokuroria Speciale në Hage po bën një punë të mrekullueshme, dhe uroj që të vazhdojnë me këtë rritëm, e mos të bijën pre e joshjeve materiale apo përpjekjes për frikësime e pengesa të tjera nga disa grupe të interesit që funksionojnë si lidhje mafioze, e që nuk pyesin as nuk dinë se qaka është ligji.

-Nuk është hera e parë që po shohim ose dëgjojmë që partitë politike gjatë fushatave zgjedhore gjithmonë rivaleve të tyre jua përmendin gabimet e së kaluarës, ose edhe krimet që i kanë bërë, qoftë edhe këto krime që ndërlidhen me vrasjet politike, ose krime ordinerë ekonomike që janë duke i bërë tani kundër buxhetit të shtetit. Këto të palara, sa herë që dikush i përmend për rivalin politik, po nxirren në shesh edhe nga ish-komandantët që po thirren kinse kanë qenë e janë patriotë, në emër të UÇK-s, të cilët jo vetëm që kanë abuzuar me emblemën e kësaj ushtrie por edhe e kanë tradhtuar idealin dhe vlerat e UÇK-s të cilën e kanë pasur gjatë viteve 97-99.

Gjithashtu mos të harrojmë se gjatë viteve 90-97 në Kosovë kanë ekzistuar edhe rrjetet e spiunazhit që i kanë shërbyer i tradhtisë. Nga këto rrjete kriminale shumë Kosovar, sidomos ata që kanë qenë në pozita shtetërore në atë kohë janë kapur e shfrytëzuar për të punuar për shkatërrimin dhe rrënimin e Kosovës e jo për mbrojtjen e saj, duke i dhënë UDB-s të dhënat personale të qytetarëve dhe lokacionet ku kanë qëndruar ushtarët tonë në atë kohë. Prandaj po me vjen shumë mirë për guximin me të cilin shpesh po shprehet ish Agjenti i SHIK-ut Naim Miftari për ta dhënë të vërtetën. Ai meriton të vlerësohet e të respektohet sepse është duke i zbuluar këto skandale të grupeve politike e kriminale të cilët kanë pasur shumë afera kriminale para dhe pas luftës në Kosovë, deri tek përfshirja në qërim hesapesh për interesat e tyre të ulëta.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".