Lista Serbe shfrytëzon përçarjen e partive politike shqiptare, ndërton skenar të ri për defunksionalizimin e qeverisë së re të Kosovës sipas modelit boshnjak

Lista Serbe shfrytëzon përçarjen e partive politike shqiptare, ndërton skenar të ri për defunksionalizimin e qeverisë së re të Kosovës sipas modelit boshnjak
Lista Serbe shfrytëzon përçarjen e partive politike shqiptare, ndërton skenar të ri për defunksionalizimin e qeverisë së re të Kosovës sipas modelit boshnjak

Muhamet Kelmendi

  • 30 January 2021 - 09:12

Shkruan: Muhamet Kelmendi

E përbashkëta, e rëndësishme për shtetin është që pushteti në të ardhmen të ndërtohet me përfaqësues shqiptar. Është shumë e mirë sikurse të ishin mbi 50% deputetët e shumicës dhe Qeveria të punoj jo nën presionin e Listës Serbe të Beogradit. Ashtu kështu ata janë pjesë përbërëse e pushtetit. Kjo del nga Kushtetuta. Por, aktiviteti nuk duhet të varet nga votat e Listës Serbe. Këtë çështje duhet domosdo ta analizojnë partitë politike. Kjo vlen sidomos për partitë që kanë qenë në pushtet. Ato kërkohet të angazhohen mbi të gjitha për shtet dhe komb.

-Në kuadër të ndërtimit të pushtetit ka skenarë të ndryshme që bëhen dhe zhvillohen. Disa skenarë, siç është Lista Serbe, skenari mbështetet në ndalimi e funksionimit të pushtetit, në mënyre që vendi mos të stabilizohet dhe të shkohet kohë pas kohe në zgjedhje. Kjo, në njërën anë dhe, në anën tjetër, synohet të pamundësohet një pushtet qeverisës me mbi 61 deputet shqiptare. Nëpërmjet kësaj synohet nga Lista Serbe, qoftë nevoja edhe duke dhënë vota për deputet ndaj partive të ndryshme, për të ndalur mundësinë që vetëm shqiptarët të dalin si përfaqësues në raport me shtetin serb. Kjo për Listën Serbe. Mirëpo, këto plane nuk janë sa duhet prezentë te partitë shqiptare. Të udhëhequr me urrejtje dhe fërkime të mëdha dhe nga frika për fitoren e VV-së po ndikohet edhe në vendimet juridike të organeve për kandidat. Madje, intervenimi është edhe brenda një liste të një partie politike.

Subjektet politike shqiptare nuk duhet të veprojnë vetëm mbi interesa për pushtet apo të interesave karrieriste. Mbi të gjitha kërkohet të kemi orientimin pozitiv të vendit dhe të shtetit. Po më pengojnë shumë veprimet ilegale të LDK-së dhe të PDK-së. Me një mjeshtri përrallore po i fshehin interesat dhe qëllime politike. Për pushtet po janë në gjendje edhe me Listën serbe të Beogradit të punojnë. Ndërsa, AAK ka dalë hapur në pozitat që çdo gjë të zhvillohet për tu bërë Ramushi president. Kjo hapje e listave është bërë edhe nga VV. Dalja e saj me pretendim që Vjosa Osmanin të bëhet Presidente kundruall Haradinajt për President, ka krijuar fërkime të rrezikshme. Sido kudo Ramushi është shumë më i nevojshëm për Kosovën se Vjosa. Dhe kur e them këtë mendoj në të kaluarën e Ramushit dhe në pozitën shumë më të qartë dhe vendimmarrëse të tij. Vjosa ka kohë që të përgatitet për detyrat e tilla. Asaj i mungon qëndrueshmëria dhe guxim për atë detyrë. Por, pavarësisht kësaj, pretendimet për pushtet e kanë dobësuar shumë pozitën e shqiptarëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".