
Lexoni edhe:
Arrestohet një person në Hanin e Elezit pasi sulmoi fizikisht dy gra
Shkruan: Prof.Dr.Mehdi Hyseni
Prandaj, në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, më 14 shkurt 2021, votat hidhuni vetëm çlirimtarëve të UÇK-së, jo atyre , që po gënjejnë se "UÇK-ja nuk ka luftuar për Republikën e Kosovës".
Kryekomandanti historik kombëtar, Adem Jashari në rivistë ushtarëve të rreshtuar të UÇK-së.
Republika si SHTET i pavarur dhe sovran i Kosovës ekziston vetëm prej 17 shkurtit të vitit 2008, e njohur nga më se 100 shtete të OKB-së. Më parë, nuk ka pasur kurrfarë shteti të pavarur shqiptar në Kosovë, por vetëm një “ republikë e shpallur në letër” nga “Luta” dhe nga “lutanët paqësorë”, në bazë të Deklaratës Kushtetuese, më 2 korrik 1990; të Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 shtator 1990 dhe të Referendumit gjithëpopullor , më 26-30 shtator 1991.
Ja, pse UÇK-ja e ka kapur pushkën për lirinë e Kosovës !
Ky është “Betimi i UÇK-së” :
http://planetishqiperia.blogspot.com/2018/12/betimi-i-ushtar-t-u-ushtari-i-ushtris-t.html0//
Arrestohet një person në Hanin e Elezit pasi sulmoi fizikisht dy gra
Lexoni edhe:
“Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im.
Betohem, betohem, betohem.”(Shih në: http://planetishqiperia.blogspot.com/2018/12/betimi-i-ushtar-t-u-ushtari-i-ushtris-t.html0//).
Në përmbajtjen e këtij Betimi gjithëkombëtar të UÇK-së, në asnjë fjalë të tij nuk thuhet, se “UÇK-ja nuk ka shkuar në luftë për Republikë të Kosovës”, siç e ka shpifur me paturpësi dhe me padituri Lutfi Haziri, sepse lufta e saj heroike dhe e pakompromis, Kosovës ia solli lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e plotë shtetëror (17 shkurt 2008).
S'ka faj Luta, se qe 20 vjet është treguar shumë i mençur, ka ditur të pozicionohet në “grazhdin” e qeverisë dhe të parlamentit të Kosovës (duke fituar euro e dollarë), të çliruar nga UÇK-ja, jo nga “Srpska lista” e koalicioneve të juaja kolaboracioniste), tash, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, pse jo, rrej e shpif çfarë të duash në adresën e UÇK-së, se mos të kishte qenë lufta e saj heroike dhe e lavdishme , TY as “polar” në Gjilan nuk do të kishin lënë çetnikët shfarosës të Zoran Angjelkoviqit dhe të Slobodan Milosheviqit. Prandaj, për të gjitha ato privilegje, që i ke fituar qe 20 vjet në pushtet, falenderoju UÇK-së, jo “lutanëve” tuaj dështues dhe “Srpska listës”.
E, pse pra UÇK-ja paska shkuar në luftë?
-Po, a ka më miopi, më naivitet dhe më çmenduri, të thuhet se “UÇK-ja nuk ka shkuar në luftë për Republikën e Kosovës”, kur historikisht dihet se, edhe Kosova është pjesë e territorit të Shqipërisë Etnike.
Kur UÇK-ja doli në male me pushkë në dorë, Kosova kishte prioritet të luftohej për të, sepse përditë shqiptarët vriteshin, masakroheshin, burgoseshin dhe deportoheshin me qindra autobusë, trena e me aeroplanë jashtë Kosovës. Ky ishte motivi dhe arsyeja thelbësore, që UÇK-ja kapi pushkën për çlirimin dhe për lirinë e Kosovës, sepse një politikë e ashtuquajtur paqësore kishte dështuar në tërësi (1989-1999).
Mirëpo, sot pas 30 vitesh, Lutfi Haziri(nënkryetari i LDK-së) e konteston këtë të vërtetë historike, kombëtare, politike, diplomatike dhe ushtarake , se gjoja “ UÇK-ja në luftë nuk shkoi për Republikë të Kosovës, por për bashkim kombëtar ”.(Shih në https://www.kosova-sot.info/lajme/522049/haziri-ne-lufte-uck-ja-nuk-shkoi-per-republike-te-kosoves//).
Nuk është e vërtetë, se “UÇK-ja nuk ka shkuar në luftë për Kosovën” siç gënjen botërisht Lutfi Haziri, se po të kishte qenë ashtu, UÇK-ja nuk do të kishte dalë në skenë fare, por iu kishte bashkuar “Lutës” dhe “lutanëve paqësorë”, kështu, më lehtë do ta kishte pasur UÇK-ja, por, sa do t’ia vlente, Kosova do të mbetej nën Serbinë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, sikur të mos ishte lufta e saj çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale kundër Serbisë kolonizuese.
Lind pyetja pse Lufti Haziri, përpara dy dekadave nuk e ka pohuar një gënjeshtër të këtillë falsifikuese, se kinse “UÇK-ja nuk ka shkuar në luftë për Kosovën, por për bashkimin kombëtar”, por , tani, në prag të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, më 14 shkurt 2021?
-Mesazhi i kësaj parulle falsifikuese, është krejtësiht i qartë-hidhni votat në kutitë e LDK-së së Lutfi Hazirit dhe të Isa Mustafës, se gjoja “meritat kryesore” për Republikën e pavarur të Kosovës i paskanë “lutanët paqësorë”, të cilët me politikën e tyre të gabuar “paqësore” e patën humbur betejën nga politika e forcës, e terrorit dhe e gjenocidit të Serbisë së Slobodan MIlosheviqit (1989-1999). Ky ishte turpi dhe tragjedia më e madhe e së ashtuquajturës “Republikë kompromisi”, ide dhe krijesë artificiale e “lutanëve paqësorë”. Këtë republikë të dështuar të tyre, nuk e mbrojti dhe, nuk e njohu asnjë shtet i bashkësisë ndërkombëtare. Madje këtë republikë fiktive nuk e njohu, as UÇK-ja, e cila me pushkët dhe me jetët e tyre luftuan për FORMIMIN E REPUBLIKËS SË NJËMENDTË TË PAVARUR DHE SOVRANE, të cilën e njohëm mbi 100 shtete të OKB-së (17 shkurt 2008).
-Kjo ishte REPUBLIKA për të cilën u hedhën nën armë dhe luftuan heroikisht ushtarët e UÇK-së së lavdishme me kryekomandantin e tyre historik dhe kombëtar, ADEM JASHARI.
Këtë të vërtetë tanimë e di gjithë bota. Mirëpo, jo edhe Lutfi Haziri, cili me përrallën e tij më të re mashtruese dhe falsifikuese , që të fitojë ndonjë votë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, më 14 shkurt 2021, pa kurrfarë etike, pa kurrfarë të drejte, dhe pa kurrfarë argumentesh e mohon luftën çlirimtare të UÇK-së, gjoja se kjo “nuk ka shkuar në luftë për Republikën e Kosovës, por për bashkimin kombëtar” !
Po, me këtë farë parulle propagandistike mashtruese dhe shpërfytyruese të së vërtetës së luftës heroike, kombëtare e patriotike të UÇK-së, vetëm për të vjelur sa më shumë vota nga zgjedhësit , më 14 shkurt 2021, nuk ka nevojë të falsifikohet historia e luftës së UÇK-së dhe e Kosovës, si dhe të helmohet, të përçahet, të armiqësohet dhe të intrigohet populli shqiptar në Kosovë, sepse ai e di më së miri se UÇK-ja është shpëtimtari dhe çlrimtari i tij, jo “lutanët” me politikën falimentuese 10-vjeçare (me duar në xhepa) vetëkënaqësisë strategjiko-romamtike: “durim, prit gomar derisa të dalë” (1989-1999).
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".