Veprimi i parë i legjislaturës së re, reforma zgjedhore për kthimin e legjitimitetit të partisë fituese të grabitur me grusht-shtet!

Veprimi i parë  i legjislaturës së re, reforma zgjedhore për kthimin e legjitimitetit të partisë fituese të grabitur me grusht-shtet!

Hajrullah Tërnava

  • 01 February 2021 - 07:47

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Pas vendimeve skandaloze të Gjykatës Kushtetuese, të KQZ-së dhe PZAP-it, por edhe të Gjykatës Supreme, mandati i ri legjislativ duhet të shfrytëzohet nga partitë parlamentare në pozitë dhe opozitë, që pa vonesë ta iniciojnë Reformën e plotë zgjedhore, të ndryshohet Ligji për zgjedhje por të amendamentet edhe Kushtetuta e cila është bërë një paçavure duke u interpretuar e ndërhyrë ad-hok me vendime të ndryshme sipas komandave kriminale të grupeve të interesit të krimo-politiks, që kane shkuar aq larg sa që e kanë eliminuar edhe peshën që ka partia fituese e zgjedhjeve, së cilës i merret lehtësisht pastaj fitorja me izolim dhe rigrupim të partive të tjera sipas lidhjeve të interesit puro kriminal. Kjo zgjidhje kushtetuese e grabitjes së fitores nga partia e parë, realisht është një lloj i grushtit të shtetit tipik klasik, kundër vullnetit te madh e të fuqishëm gjithë qytetar dhe kundër vet demokracisë si nocion.

-Marr në tërësi situatën e krijuar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i kishte shpallë me vendim për mos lejim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 14.02.2021 të Kryetarit të LVV-së Albin Kurtit dhe disa kandidatëve të tjerë për deputet, të po kësaj partie, edhe të AAK-së dhe NISMA, me kundërshtimin e LVV-së ndaj ankesës Gjykata Supremë për vendimin e mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, që i kishte shpallur si fajtor të veprave penale që janë të dënuar me kusht deri në tri vite kandidatët për deputet, edhe kjo Gjykatë kishte marrë vendim si ajo e mëparshme, që Kurti dhe disa kandidat tjerë nuk mundë të marrin pjesë në këto zgjedhje, prandaj me këto qëndrime po konstatohet dhe e po dëshmohet vazhdimisht se sistemi i drejtësisë në Kosovë është tërësisht i kapur, i shkatërruar dhe i sunduar nga krimo-politika e inkriminuar.

Kjo politikë e inkriminuar ka instaluar strukturat e veta në të gjitha shtyllat e shtetit, e më kyçe është shtylla e drejtësisë. Me të drejtë e ka konstatuar këtë degradim edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili ka thënë se t’i prish Gjykatës Kushtetuese në demokraci të brishtë siç është Kosova, është sfiduese, dhe se në rastin konkret e të fundit është bërë shkelja më e rendë e ligjshmërisë dhe kushtetutës, duke vendosur standarde të reja të paqëndrueshme dhe në mënyrën më brutale të ndërhyrjes puro krimo politikë. Prof. Hasani duke folur për aktgjykimin e fundit skandaloz të Kushtetueses që ua ndalon të gjithë atyre që janë të dënuar në tre vjetët e fundit që të kandidojnë në zgjedhje, ka thënë se Gjykata s’duhet t’i kontribuoj lënies së shijes së keqe, sikur ka ndodhur me vendimin e fundit.

Pra arsyetimi nuk ishte i fuqishëm në aktvendimin e fundit. Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese i kanë ndërruar padrejtësisht rregullat e lojës!!!. E ka relativizuar deri në absurd konceptin e fituesit, kjo ka ndodhur me aktgjykimin e parë. Me vendimin e fundit definitivisht është cenuar e drejta zgjedhore. Ai me të drejtë thotë se me të si kryetar aktgjykimi do të ishte krejtësisht ndryshe!!! Gjykata ka marrë një procedurë që nuk ekziston, sepse nuk ka qenë fjala për kontroll abstrakt. Kjo është sikur të shkosh në barnatore dhe të kërkosh gozhda/baskija! E sa i përket ankesës së disa partive që kanë bërë edhe në Supreme, duke përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, finalja u pa, edhe kjo Gjykatë nuk veprojë ndryshe nga KQZ-ja dhe PZAP-ja sepse është Gjykata Kushtetuese ajo që qëllimisht e padrejtësisht ka mbivendosur standard të paqëndrueshëm, i cili pastaj është shndërruar gabimisht direkt edhe në normë ligjore kështu që edhe nëse palët shkojnë me ankesa deri në Gjykatën Kushtetuese, epilogu do të jetë i njëjtë sa i përket përgjigjes sepse nuk ka hapësirë për riparim të aktgjykimit që e lë jashtë garës Kurtin dhe kandidatët tjerë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".