Lista me 60 mijë veteranët e rrejshëm konvertohet në votë të rezervuar për ti shpëtuar partnerët e klanit PRONTO nga humbja e turpshme e zgjedhjeve

Lista me 60 mijë veteranët e rrejshëm konvertohet në votë të rezervuar për ti shpëtuar partnerët e klanit PRONTO nga humbja e turpshme e zgjedhjeve
Lista me 60 mijë veteranët e rrejshëm konvertohet në votë të rezervuar për ti shpëtuar partnerët e klanit PRONTO nga humbja e turpshme e zgjedhjeve

Arsim Haziri

  • 02 February 2021 - 07:34

Shkruan: Arsim Haziri

Është kulmi i rrezikut që PDK po e sheh nga humbja e këtyre zgjedhjeve duke mos harruar që ta kërkojnë përkushtimin e votës në këto zgjedhje ndaj liderëve të partisë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj në takimet që ka pasur me veteranët e luftës në Pejë, por edhe në qendra të tjera dhe Klinë, e kudo tjetër, ka thënë se PDK-ja është trashëgimtare e UÇK-së dhe themeluese e shtetit, prandaj duhet të mbështete fuqimisht në këto zgjedhje.

-Partitë politike, veçanërisht ato që kanë qenë pjesë e keq qeverisjeve në vazhdimësi, në këto zgjedhjeve sipas gjitha parametrave dhe percepcionit publik, do të ndëshkohen, në kuptimin se vendi më s'do e ketë rastin t'i nënshtrohet sërish një degradimi multidimensional. Partitë tjera, duke i njohur rrethanat që kanë për të mos toleruar të fitojnë territor politik, kanë filluar t'i vejnë në funksion të gjitha mjetet, specifikash UCK-n, si të vetmen vlerë kolosale.

Këtë vlerë po përpiqet me përdorë PDK dhe NISMA, që realisht këto kanë qenë pothuajse ato formacione që kanë arritur për ta fryrë numrin e veteranëve, duke mos e përjashtuar as edhe LDK-n. Përpjekjet e PDK-së dhe LDK-së do të jenë të njëjta, të programuar e të akorduara që të bëjnë gjithçka për ti marr kinse meritat për trajtimin meritor të ish veteranëve të luftës, numri i të cilëve ka kaluar në shifra kozmike-astronomike, dhe të njëjtin do të provojnë që ti konvertojnë edhe në vota.

Pra, konvertimi i më shumë se 60 mije veteranëve të rrejshëm në vota është një kalkulim maksimal, dhe do të provojnë ta përfitojnë o sot o kurrë, pikërisht në këto zgjedhje vendimtare, për ta shpëtuar PDK-në dhe LDK-në, por edhe të tjerët si subjektet të luftës, nga humbja e plotë e turpshme në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ashiqare po i shohim se si janë aktivizuar nëpër ish partitë pushtetarë shtresat e të manipulantëve dhe atyre që janë të korruptuar, që të ju sigurojnë votat me çdo kusht. Jo rastësisht zyrtarët e PDK-së, por edhe të tjerët si ish krahu i luftës, e bashkë me këta edhe të LDK-së, së fundi kanë filluar ta kërkojnë votën nga militantët e tyre duke u thirr në meritat e luftës dhe përfitimet prej saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".