Të dështuarit në aksion, me sondazhet e mjera e të blera nga paratë e krimit fillojnë fushatën e mashtrimit!

Të dështuarit në aksion, me sondazhet e mjera e të blera nga paratë e krimit fillojnë fushatën e mashtrimit!
Të dështuarit në aksion, me sondazhet e mjera e të blera nga paratë e krimit fillojnë fushatën e mashtrimit!

Dardan Grapci

  • 02 February 2021 - 07:47

Shkruan: Dardan Grapci

Edhe pse kriza politike e ka kapluar Kosovën, akoma më të shqetësuara po ndihen partitë politike, sepse po ndjehen të kërcënuar nga falimentimi total i partisë, me besimin e humbur total te qytetarët, kurse deputetet janë bërë të pamoralshëm duke folur për problemet e të tjerëve. Këta të dështuar e të tej inkriminuar për dy dekada në pushtet po vazhdojnë ta ngushëllojnë veten me sondazhet e porositura për çmime të majme., vetë, e vetëm që sado pak të binin qytetarin, ta mashtrojnë për të ju besuar dhe për ti votuar.

-Sondazhet politike edhe pse janë të porositura, asgjë nuk do të arrijnë në opinionin publik, do të humbin më shumë akoma me këto mashtrime. Kotë e akuzojnë njëri tjetrin të korruptuarit. Qytetari i njeh me emër e mbiemër prandaj po e drejton gishtin tek ish partitë të cilat e kanë keq qeveris Kosovën thuajse për 20 vite. Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pse në sondazhin e fundit kanë ngritjen për 2.9%, kam frik se s’do ta kalojnë as pragun zgjedhur, e të mos flasim për tu bërë Qeveritar apo për ti pasur deputetët e tyre shumicë në Kuvend.

Kjo për shkak se gjatë pandemisë së vitit 2020 Avdullah Hoti ka bërë shumë gabime dhe ka dështuar në shumë faza sa i përket masave anti-covid. Të njëjtin fat do ta kenë edhe PDK-ja, që sipas disa analizave të mia, mendoj që do të kenë deputet në Kuvend, por që ta marrin Kryeministrin apo Presidencën kanë shumë pak shanse, vetëm teorike, prandaj kësaj herë më 14 shkurt, Kosovën do ta udhëheq një parti e cila do ta ketë në dorë ndryshimin pozitiv dhe ligjin sipas Kushtetutës së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".