Kërkohet ndërhyrje urgjente në KQZ, po abuzohet me buxhetin për zgjedhje

Kërkohet ndërhyrje urgjente në KQZ, po abuzohet me buxhetin për zgjedhje

Hajrullah Tërnava

  • 03 February 2021 - 07:38

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Çmime jo ekuivalente me ato të tregut janë dhënë edhe për fletoret me logo të KQZ-së, lapsa e të tjera. Për një laps kimik metali KQZ-ja ka paguar 9.30 euro. Totali i shumës për 500 lapsa të kontraktuar është 4 mijë e 650 euro. Kurse për 500 fletore me logo të institucionit, KQZ-ja ka shpenzuar 5 mijë euro, derisa çmimi për njësi është 10 euro. Duke i pasur parasysh këto të gjetura, tani lehtë mundë të konstatohet se po shfrytëzohet vazhdimisht buxheti për zgjedhje nga KQZ-ja, përveç pagave dhe mëditjeve të majme, edhe për përfitime korruptive nëpërmes procedurave të tenderimit, prandaj duhet thënë stop duke ndërhyrë me një auditim dhe hetim të detajuar, sepse zgjedhjet e radhës të nivelit lokal do ti kemi edhe në vjeshtën e këtij viti.

-Institucionet e Kosovës e sidomos qeveria përmes shërbimeve të saja institucionale duhet sipas kompetencave ti kenë në mbikëqyrje të gjitha institucionet e pa varura të shtetit, prandaj duhet me urgjencë të hetohet edhe KQZ-ja, për dyshimet e mëdha të manipulimit dhe abuzimit me buxhetin që po e shpenzon vazhdimisht për zgjedhje të reja, si ato të vitit 2019 edhe këto të fundit, pasi që është raportuar për disa shpenzime tepër të pa nevojshme, që nuk ndikojnë në efikasitetin e punës së KQZ-së, por që kanë pasur çmime astronomike të shtrenjta gjatë vitit të kaluar. Ka dyshime serioze për keqpërdorime në tenderët e KQZ-së. Raportohet se mbi 80 mijë euro është shuma që Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) potencialisht e ka humbur në dy aktivitete tenderimi, vlera e të cilëve është rreth 300 mijë euro.

Këto aktivitete janë zhvilluar për llogari të zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit 2019. Marrë në tërësi këto dukuri kriminale në këto institucione, tani nuk është befasi pse Kosova përmes hulumtimeve ndërkombëtare që bëhen, dhe përcillen, është ndër vendet më të korruptuara në botë. Qeveria në ardhje këtë duhet ta ketë parasysh, dhe të përgatitet që si të vjen në pushtet, dhe ti ndërmerr të gjitha kompetencat për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, sepse vetëm në këtë mënyrë do ta krijon kredibilitetin në popull që një kohë të gjatë ta qeverisë Kosovën. Mbështetur në dosjet e tenderëve dhe në analizën e dokumentacionit, ka pasur devijim të konsiderueshëm të çmimeve të kontraktuara me çmimet e konkurrencës në tregun e lirë. Për njërën prej kompanive, njësia e prokurimit të KQZ-së e ka shkelur edhe Ligjin për prokurimin publik, duke ia përshtatur kriteret e përzgjedhjes kompanisë e cila ishte shpallur e papërgjegjshme në vlerësimin e parë.

Shumë veprime të përbashkëta mes KQZ-së dhe kompanive të kontraktuara, përfshirë transaksionet, janë të pa dokumentuara dhe të pakonfirmuara. Shkeljet që kanë shoqëruar aktivitetet e prokurimit janë konstatuar edhe nga Auditori i Brendshëm, por që nuk janë adresuar nga KQZ-ja. KQZ-ja e kishte përzgjedhur fituese kompaninë e cila një herë ishte shpallur e papërgjegjshme. Në furnizime ka pasur devijime skandaloze enorme të i çmimeve, për dallim nga çmimi i tregut, ku një laps kimik është pagua 9 euro.

Edhe çmimet të cilat janë pjesë e kontratës së informimit publik janë pa krahasimisht jo ekuivalente me çmimet në tregun e lirë. Ato ndërlidhën me Qendrën Mediale dhe me materialin promovues të KQZ-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".