Ish ministri Abelard Tahiri u largua i dështuar dhe me turp, përsëri flet e mashtron me pompozitet për drejtësi e luftë kundër korrupsionit!

Skender Kapiti

  • 03 February 2021 - 13:29

Shkruan: Skënder Kapiti

Kjo puna e deklarimit të tij PËR DREJTËSINË është si puna e hajdutit që thërret kapeni hajdutin , është si puna e të pamoralshmit që bën dhe jep moral; është si puna e mashtruesit që premton rrejshëm dhe si puna e tradhtarit që flet e donë të duket si besnik e patriot.

-Premtimet pompoze të ish ministrit të drejtësisë nga radhët e PDK-së, tash kandidat për deputet Abelard Tahirit, sipas të cilit vetëm me PDK-në në Qeveri do të çrrënjoset krimi dhe korrupsioni në republikën e Kosovës nuk janë gjë tjetër por vetëm hipokrizi dhe mashtrime të dala boje.

Këto zotime janë të diskredituara dhe publikisht amorale kur dihet se sistemi i drejtësisë politikisht ishte kapur nga PDK-LDK, ku përçuesi dhe zëdhënësi politik i drejtësisë së korruptuar dhe politike, njëri ndër ta ishte edhe i sh ministri i drejtësia zotëria Tahiri i cili tani premton rrejshëm se ai dhe Partia e tij do ta çrrënjosë krimin dhe korrupsionin në Kosovë. Ata janë vetë montuesit e instaluesit e krimit dhe të korrupsionit, kur ata vetë janë kapësit dhe të degradimit të sistemit të drejtësisë, kur vetë ata kurrë sa ishin në pushtet as nuk e përmendën fjalën VETING.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".