Politikës së korruptuar po i vjen fundi, as listat e korruptuara të veteranëve nuk e shpëtojnë nga përmbushja e madhe

Politikës së korruptuar po i vjen fundi, as listat e korruptuara të veteranëve nuk e shpëtojnë nga përmbushja e madhe
Politikës së korruptuar po i vjen fundi, as listat e korruptuara të veteranëve nuk e shpëtojnë nga përmbushja e madhe

Dardan Grapci

  • 04 February 2021 - 06:19

Shkruan: Dardan Grapci

Çfarëdo përpjekje që do të jetë nga partitë politike, qofshin në pozitë dhe opozitë, për ti konvertuar listat e veteranëve në vota do të dështojnë, për shkak se këto zgjedhje do të jenë fillimisht referendum qytetar për ndryshime, kurse në prapaskenë do të monitorohen edhe nga agjencitë e shërbimeve sekrete që janë në Kosovë, duke u përfshirë edhe AKI-në me agjentë vendës e të huaj. Prandaj unë besoj që drejtësia më në fund do të triumfojë në këto zgjedhje, nuk do të shitet e blihet vota nga rrjetet kriminale por do të fiton demokracia.

-Listat e veteraneve te rrejshëm, për tu konvertuar edhe familjarët e tyre në vota, mendoj që do të jetë problem për shumë arsye, prandaj çdo përpjekje e partive politike, për ta marr mbështetjen e familjarëve, për ti konvertuar edhe listat e veteranëve të rrejshëm në vota në llogari të tyre, do të jetë fillim i shkatërrimit të karrierës së tyre politike. Kjo përpjekje e abuzimit do të jetë fundi i asaj partie politike cila do i bënë këto konvertime.

Zyrtarët e PDK-s mundë vetëm të ëndërrojnë sa i përket marrjes së pushtetit, qoftë edhe me çmimin e blerjes së votave nga veteranët dhe familjarët e tyre, sepse për të gjitha këto vite që po mbeten mbrapa, PDK-ja ka dështuar në test.

Ky dështim ka ndodhur derisa ka qenë Hashim Thaçi Kryeministër dhe President. Asnjë pozitë që ka qenë e drejtuar nga njerëz të PDK-së nuk ka dhënë rezultate të prekshme konkrete për Kosovën si shtet dhe qytetarët. Pushteti i PDK-së mbahet në mend vetëm për marrëveshje kriminale me njerëzit e nëntokës, klanit PRONTO, për ti marr ato pozita kyçe duke mos lënë tjetër konkurrencë, por vetëm kapje të shtetit nga mafio-oligarkët të cilët kanë lidhje partiake me deputetët ose deputetët me biznesmenët e korruptuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".