Bandat e krimit të mos amnistohen, të ju konfiskohet pasuria dhe të dënohen me burg

Bandat e krimit të mos amnistohen, të ju konfiskohet pasuria dhe të dënohen me burg

Hajrullah Tërnava

  • 04 February 2021 - 13:06

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Institucionet shtetërore duhen të jenë të përpikta dhe të rrepta kur është në pyetje krimi i organizuar dhe korrupsioni, dhe të gjithë të përfshirëve në krime, të ju konfiskohet në mënyrë të pamëshirshme pasuria e fituar jashtëligjshëm, dhe me këto veprime t’iu shërbejë vepër kryesve, sepse përpos burgosjeve dhe dënimeve të gjata, edhe pasuria do të duhet të ju konfiskohet.

-Shifrat e raportimit të pasurisë së konfiskuar në emër të përfitimit të kundërligjshëm, vazhdimisht po manipulohen nga pushtetarët, duke u lëvduar se sa shumë që kanë punuar, por e vërteta është se këtu nuk kemi konfiskim dhe ndëshkim, por mbyllje të syve para krimit dhe amnisti. Ato që janë raportuar deri më tani janë shifra simbolike, dhe hiq më pak as më shumë se një tregues tjetër real dhe zyrtar që flet për dështimin e plotë të institucioneve të drejtësisë në luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Sipas ministrit të drejtësisë Selim Selimi, gjatë viti të kaluar kinse qenkan konfiskuar asete me vlerën prej rreth 1.6 milion euro. Për të mos thënë se ky aktivitet është baras me zero, në raport me shtrirjen e korrupsionit dhe krimit, duhet të themi që është krejt simbolike, vetëm sa për të thënë diçka.

Mirëpo ky raportim nuk e zbeh imazhin e Kosovës që vazhdon ete jetë shteti më i korruptuar jo vetëm ene rajon por edhe më gjerë. Edhe në një reagim të fundit nga ambasada amerikane në Prishtinë është theksuar me shqetësim të madh mungesa e rezultatit në luftën kundër kësaj dukurie negative, krimit të organizuar dhe pasurimit të kundërligjshëm, për shkak të dështimit të institucioneve në fushën e drejtësisë së kapur. Sipas këtij reagimi, me të drejtë thuhet se korrupsioni mbetet ndër pengesat më të mëdha për rritjen ekonomike të Kosovës, për investimet në sektorin privat dhe krijimin e mundësive për punësim, për mirëqenien e veçanërisht për të rinjtë. Prandaj, për të qenë akoma aktiv në këtë drejtim, ambasada ka vazhduar mbështetjen e një fushate për edukim dhe vetëdijesim të qytetarëve, që të kontribuojnë në këtë betejë kundër krimit me mbështetjen e tyre të drejtpërdrejt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".