Para botës demokratike të civilizuar, Kosova me faqe të zezë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

Para botës demokratike të civilizuar, Kosova me faqe të zezë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar
Para botës demokratike të civilizuar, Kosova me faqe të zezë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

Blerim Burjani

  • 05 February 2021 - 07:10

Shkruan: Blerim Burjani

Pa një numër të madh të arrestuarve për korrupsion, që do të ishte tregues i përkushtimit serioz dhe argument se është goditur dhe po goditet krimi politik e ekonomik, përderisa nuk ka dënime që tregojnë se funksionon shteti ligjor, Kosova si shtet i ri dhe me pretendime të përafrimit me BE-në nuk mund Kosova të duket serioze para botës.

-Kjo temë është e dështuar kaherë, vetvetiu nënkuptohet se nëse askujt prej zhytarëve të larte deri me tash nuk i është konfiskuar pasuria e paluajtshme a po e luajtshme , askush nuk është dënuar me vendim të formës së prerë, ndonjë zyrtar i lartë i partive politike, as që ja vlen të flitet e të pritet më shumë nga kjo çështje. Duke qenë në një gjendje të tillë të pranisë enorme të krimit e korrupsionit, Kosova nuk ka arritur ende ndonjë rezultat efektive që do ta bindte BE-në për liberalizim të vizave apo për procese tjera integruese. Mos luftimi i korrupsionit është problem kyç pse Kosova nuk po ecë përpara drejtë BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".