Me bekimin e Amerikës dhe të BE-së, Qeverinë e re pas 14 shkurtit e pret dialogu i rëndë për marrëveshje me Serbinë

Me bekimin e Amerikës dhe të BE-së, Qeverinë e re pas 14 shkurtit e pret dialogu i rëndë për marrëveshje me Serbinë

Gani Qarri

  • 04 February 2021 - 07:11

Shkruan: Gani Qarri

Mjerisht mungesën e pazëvendësueshme të politikanëve të shquar dhe largpamës shqiptar, përçarjet e vazhdueshme dhe jo unitetin politik, gjithnjë e më të ashpër në Kosovë, akuzimin e ish udhëheqësve kuisling të vendit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Hagë, si dhe afrimin e përfundimit të mandatit të kancelares Merkel, Serbia po mundohet ti përdorë si handikap, për aktivizimin dhe rinxjerrjen e planit të kuislingut Hashim Thaçi, mbi tavolinë të bisedimeve, për ndarjen e Kosovës.

përpjekjen e Serbisë për alternativë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndodhi edhe takimi i Vuçiqit me Macronin në Francë, ku presidenti serb u mundua ta joshte Macronin edhe me investime tjera kapitale në Serbi, përveç projekteve infrastrukturore të sistemeve dixhitale dhe furnizimit me energji të metrosë së Beogradit, me shumën fillestare prej 581-600 milion eurove, gjë për të cilën Macroni shprehu interesim të madh, përderisa kuislingu Hashim Thaçi & CO, resurset kryesore dhe më të mëdha të Kosovës, ia falën Erdoganit, të cilit as që i bie ndërmend se çfarë ndodhë me Kosovën dhe angazhimin më të madh politik, e ka luftën kundër pakicës kurde në Turqi dhe në Siri e Irak.

Për aq më tepër, pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, Macron po vepron seriozisht, që Franca përsëri të marrë rol prijës dhe me ndikim vendimtar në BE, krahas Gjermanisë, gjë që, mu në momentet kur jemi në pritje të riaktivizimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, roli dominant i Macronit, menjëherë pas formimit të Qeverisë së re, të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, duke pasur parasysh afrinë e tij me Vuçiqin dhe Serbinë, si dhe mungesën e politik bërësve dhe liderëve të njëmend të vendit, nuk do të ishte tërësisht i mirëseardhur për Kosovën.

Madje megjithëse nuk është krejt “koincidencë” agjenda e planifikuar e 1 shkurtit në rrafshin diplomatik ndërkombëtar, e koordinuar mes BE-së dhe SHBA-ve, për zyrtarizmin e njohjes së Kosovës nga Izraeli me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe takimi Vuciq-Makron me temë kryesore përgatitjet për rifillimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes për normalizim dhe njohje me Kosovën, Serbia pa vënien direkt të saj si shtet okupator, para përgjegjësisë praktike dhe juridike ndërkombëtare, për vrasjet, gjenocidin, përdhunimet, kidnapimet dhe shkatërrimet e shkaktuara në Kosovë, nuk mund të nxitet për njohje, vetëm me premtimin për hapjen më të shpejtë të rrugës për anëtarësim të Serbisë në BE, ky është opsioni i shkallës më të ulët, të presionit që mund ti bëhet asaj si vend agresor.

Kështu që duke pasur parasysh edhe përçarjet e brendshme dhe atmosferën e tensionuar politike, që sa vije e ndizet brenda shtetit të Kosovës, dihet mirëfilli, se pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të SHBA-ve në bisedime, dhe vënien e Serbisë para përgjegjësisë me detyrime ndërkombëtare për krimet dhe gjenocidin e shkaktuar në Kosovë, ri fillimi i dialogut për përmbylljen e procesit për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, do të jetë, jo vetëm i rëndë por edhe pa efekt të dëshirueshëm, edhe për vet BE-në dhe SHBA-të.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".