Referendumi popullor për ndryshime i 14 shkurtit do i shemb si kullat prej letre bastionet krimo-politike!

Referendumi popullor për ndryshime i 14 shkurtit do i shemb si kullat prej letre bastionet krimo-politike!
Referendumi popullor për ndryshime i 14 shkurtit do i shemb si kullat prej letre bastionet krimo-politike!

Faik Krasniqi

  • 05 February 2021 - 07:13

 

Shkruan: Faik Krasniqi

Këto zgjedhje përveç që do jenë referendum, do të jetë mesazh për hajnat e politikes dhe para politikës që nuk mundë të tallen më me popullin. Por edhe përgjegjësi e madhe për Qeverinë e ardhshme që duhet të punoj fortë për të ja kthyer buzëqeshjen dhe shpresën popullit, duke filluar nga c ‘kapja e shtetit dhe ekonomia që është primare për funksionimin e çdo shteti!

-Në këto dy dekada partitë që na kanë udhëhequr i ka karakterizuar hajnia, nepotizmi dhe tendero mania. Votën e qytetarit e kanë shfrytëzuar për veten e tyre dhe servilët e tyre. Po ashtu edhe për oligarkët dhe kompanitë ku në mënyrë direkët ose indirekte janë pronarë. Kurse popullit këta ia kanë nxi jetën në këto 22 vite. Çfarë presin këta, që populli akoma do t‘i votojë? Jo, jo. Populli është mbushur mend. Ata do të votohen vetëm nga ata që i lidh interesi në një mënyrë ose tjetrën. Është votë klienteliste. Çdo bastion më 14 shkurt do të shembet. S‘do të ketë më bastione.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".