Edhe 22 vjet pas lufte POLITIKA E KRIMINALIZUAR MASHTRON qytetarët me premtimin elektoral, paditjen e Serbisë PËR DËMET, PËR KRIMET DHE GJENOCIDIN !

Edhe 22 vjet pas lufte POLITIKA E KRIMINALIZUAR MASHTRON qytetarët me premtimin elektoral, paditjen e Serbisë  PËR DËMET, PËR KRIMET DHE GJENOCIDIN !

Gani Qarri

  • 07 February 2021 - 07:54

Shkruan: Gani Qarri

Po kjo gardë mafioze me kuislingun Hashim Thaçi në krye , nuk lejoi që asnjë nga paditë e qytetarëve të Kosovës kundër Serbisë , të trajtohen me ligje te Kosoves , qoftë edhe vetëm në shkallën e parë gjyqësore të vendit, përfshi edhe paditë private për krime e gjenocid dhe ato të bizneseve për dëmet materiale të luftës të shkaktuara nga Serbia okupatore, në Kosovë, parti dhe lider renegat, të cilëve në këto zgjedhje është momenti vendimtar, që përfundimisht t’u jepet nga Sovrani, dënimi i merituar me Votë në plebishitin gjithë-popullor.

Kosova edhe mese 22 vite pas çlirimit ,mbetet Republika e vetme "banane", jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, ku brenda 10 muajsh ndërrohen 3 qeveri, gjë që dëshmon më së miri se nga çfarë politika arkaike dhe politikan injorant e të degjeneruar vazhdon të udhëhiqet ky vend, dhe sa shumë rrezikohet shteti në vazhdimësi nga qeverisjet jo-stabile.

Në shumë shtete dhe shoqëri, përveç Kosovës, zgjedhjet janë, jo vetëm testi më i mirë, por edhe mundësia më e artë për abrogimin e politikanëve të inkriminuar si dhe vendosjen e tyre në bankën e të akuzuarve për zhvatje, korrupsion e krim të organizuar, ndërsa në Kosovë, mjafton që ata, në zgjedhje të mos kursejnë premtimet megalomane dhe aty për aty, përsëritet zgjidhja e tyre në pozicionet më të larta politike dhe shtetërore.

Është shumë e habitshme se si po të njëjtit njerëz të cilët ankohen gjatë gjithë kohës, nga dita e përfundimit të një palë zgjedhjeve deri te shpallja e zgjedhjeve të reja, ditën e votimit të votojnë përsëri për të njëjtat figura të degjeneruara politike, për të cilat janë ankuar vet dhe kanë shprehur pakënaqësinë e pafund gjatë gjithë mandatit të tyre.

Madje duke pasur parasysh faktin e frustrimit të madh dhe të arsyeshëm të qytetarëve, për shkak të lojërave të pandershme politike, sidomos nga partitë e inkriminuara, të cilat pa kaluar as një vit i plotë, i ndërruan 2-3 qeveri, do duhej që secili grupim apo parti, të brengoset shumë sidomos në këto zgjedhje dhe të bëjë gjithçka që është në dorën e tyre, për të minimizuar sadopak humbjen e madhe që do duhej të pësojnë, me votë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por përkundër të gjithave, të bindur se gënjeshtrat dhe mashtrimet të nxjerrin fitues të zgjedhjeve në Kosovë, të njëjtit politikan të korruptuar dhe të inkriminuar, pa fije turpi, përmes folësve mashtrues të partive të tyre politike edhe në këtë fushatë zgjedhore kanë filluar të gënjejnë e bëjnë premtime megalomane-veresie, si çdo herë dhe në çdo fushatë të mëparshme zgjedhore.

Kanë kaluar edhe mbi 22 vite pas lufte, atyre u ka rënë ndërmend, që tek tani, të flasin me të madhe për krimet serbe dhe ndëshkimin e kriminelëve të gjenocidit të shkaktuar në Kosovë, temë kjo e cila nuk është shqyrtuar as nxjerrë mbi tavolinë, për tu trajtuar seriozisht asnjëherë, megjithëse në pushtetit ishin po këto parti dhe liderët e kriminalizuar të tyre, të cilët me të fituar votat, njëjtë si më parë, kanë vazhduar të merren serish me hajni, zhvatje, korrupsion dhe krim të organizuar, duke harruar tërësisht krimet dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Me premtimet e veta 100% të rrejshme, këta kanë filluar të shkojnë aq larg, sa që po bëjnë edhe sikur nuk mbajnë mend më, se çfarë kanë premtuar në të kaluarën dhe se, si e pse, kanë dështuar që ti parashtrojnë, apo së pakut ti iniciojnë si procedurë, krimin dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë edhe nëse sipas arsyetimit të gënjeshtërt që sot japin, fajtor kinse paska qenë mandati qeverisës që me vet fajin e tyre, përfundoi serish para kohe.

Për aq më tepër edhe në këto zgjedhje, partizanët e marrosur të partive të degjeneruara politike, kanë filluar serish të premtojnë me plotë gojën se kinse tani nuk dashkan më, ti falin krimet dhe gjenocidin e shkaktuar nga Serbia okupatore në Kosovë, ani pse vetëm pak kohë më parë kërkonin dhe trumbetonin vet, ti falen Serbisë gjenocidi dhe të gjitha krimet, përmes spiunëve dhe tellallëve të tyre. Kështu që pa fije turpi, përsëri premtojnë rrejshëm para qytetarëve nëpër fushata zgjedhore, se nëse i marrin edhe një herë votat, do ta padisin Serbinë për gjenocid dhe dëme të luftës të shkaktuara në Kosovë gjatë kohës së okupimit!

Këta njerëz gjynahqar e batakçi, jo vetëm që po dëshmojnë se janë krejtësisht të pa-dijshëm, injorantë të pështirë dhe profiterët më të ultë e të pa karakter, që ka parë dhe njohur, ndonjëherë ky vend dhe popull, por përsëri vazhdojnë ta keqpërdorin temën e dhimbshme të krimit dhe gjenocidit, që në popull mbetet ende plagë e pa shëruar.

Kështu që mese 22 vjet pas lufte, ende tentojnë me çdo kusht që edhe në vitin 2021, ti mashtrojnë serish qytetarët me këto lloj premtimesh të rrejshme dhe të pa-realizuara asnjëherë, duke mos harruar që ti përsëritin ato, sa herë mbahen zgjedhjet në vend, vetëm sa për ti fituar votat, që nga çlirimi i Kosovës e deri më sot, pa ndërmarrë asnjë herë asnjë hap sado të vogël, në këtë drejtim.

Për tu bërë kjo tragjikomedi, për popullin dhe shtetin tonë brishtë edhe më e madhe, janë po këta njerëz dallaveraxhinj, liderë të pafytyrë dhe parti tërësisht të degjeneruara politike, që mbi një dekadë qeverisën vendin, me mashtrimet e kuislingut Hashm Thaçi, i cili vet urdhëroi të gjitha gjykatat dhe drejtësinë e kapur vendore që ta shpallin veten jo-kompetente dhe ti hedhin poshtë e shpallin të pavlefshme të gjitha padit e qytetarëve shqiptarë të Kosovës kundër Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".