Propaganda e nëntokës kriminale nuk e zmbraps koalicionin fitues LVV-lista Vjosa Osmani, këto janë sfidat e qeverisjes

Propaganda e nëntokës kriminale nuk e zmbraps koalicionin fitues LVV-lista Vjosa Osmani, këto janë sfidat e qeverisjes
Propaganda e nëntokës kriminale nuk e zmbraps koalicionin fitues LVV-lista Vjosa Osmani, këto janë sfidat e qeverisjes

Faik Krasniqi

  • 09 February 2021 - 07:33

Shkruan: Faik Krasniqi

Partia fituese do të ketë edhe përgjegjësi të madhe. Kosova është në një gjendje të rëndë ekonomike dhe në çdo fushë tjetër. Shumica e të rinjve në mundësinë e parë janë të gatshëm të ikin nga këtu. Prandaj duhet reaguar shpejt në këtë drejtim. Çfarë do të thotë të reagohet? Gjithçka ka të bëj me ekonominë. Një Fond për investime duhet të themelohet urgjent, ku do të përkraheshin bizneset start-up. Në të kundërtën do të kemi probleme të mëdha

-Me propaganda mediatike dhe grafite anti-LVV, vetëm sa e rrisin perqindjen e kësaj të fundit për t’i fituar zgjedhjet. Me çdo kusht po mundohen që të ja mohojnë fitoren. Por s’janë ata që vendosin. Janë qytetarët që votojnë dhe vendosin për të ardhmen e tyre. Ata që kanë vendosur ta votojnë LVV-në do ta votojnë. S’ka propagandë që ua mohon fitoren. Për përqindjen është diskutabile, por për fitore as që diskutohet.

Me 14 shkurt e kuptojmë përqindjen e çdo subjekti politik. Ka edhe arsye pse gjithë kjo propagandë mediatike e aparatit të këtij pushteti. Sepse s’do të mund më të vjedhin, dhe s’ka më privilegje me paratë e popullit. E njëjta gjë edhe për mediat e tyre që kanë marrë para të majme, për të dezinformuar dhe përkrahur për 22 vite këtë klasë politike të korruptuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".