Mjaft me tolerim të vjedhjeve industriale të votave në KQZ nga kryetarja Valdete Daka, Kosovës i duhet urgjentisht NDRYSHIMI i madh dhe REFORMA e thellë zgjedhore!

Mjaft me tolerim të vjedhjeve industriale të votave në KQZ nga kryetarja Valdete Daka, Kosovës i duhet urgjentisht NDRYSHIMI i madh dhe REFORMA e thellë zgjedhore!
Mjaft me tolerim të vjedhjeve industriale të votave në KQZ nga kryetarja Valdete Daka, Kosovës i duhet urgjentisht NDRYSHIMI i madh dhe REFORMA e thellë zgjedhore!

Muhamet Kelmendi

  • 10 February 2021 - 13:32

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Aty në KQZ po lindin dhe nga aty po organizohen lëshimet gjoja dhe veprimet antiligjore më të mëdha ne Kosove. KQZ-ja është dëmtuesi më i madh i votës së zgjedhjeve. Nga KQZ po deformohet vota dhe po keqpërdoret edhe kriminalisht. Prandaj , është e domosdoshme një reformë dhe riorganizim i ri i KQZ-së. Këtë duhet bërë menjëherë pas zgjedhjeve. Kosovës i duhet domosdo një riorganizim dhe reformë e re zgjedhjeve. Këtë gjendje kështu duhet ndërruar domosdo e sa me pare. Nuk shkon kështu me vjedhje dhe shkelje tjera të ligjeve dhe kushtetutes në fuqi.

-KQZ jo vetëm nen drejtim e znj. Daka, por edhe më herët, ka qenë problemi më i madh i zgjedhjeve në Kosovë. Nëpërmjet KQZ-së janë kryer shumë veprime të dëmshme në drejtim të vjedhjeve të votave nga një parti a kandidat në llogari të partisë dhe kandidatit tjetër. Tash duke e parë se si po menaxhohet KQZ-ja të lindë edhe pyetja: Pse tash ky konflikt në KQZ? Pse veprohet në kundërshtim me ligjin? Natyrisht se kjo vjen për shkak të animeve që anëtarët e KQZ-së dhe vetë kryetarja z. Daka i kanë ndaj partive dhe kandidatëve të veçantë nga partitë.

Kryetarja anon nga subjekti a kandidati që e ka vendosur në pozitën e tillë. Ndërsa, anëtarët tjerë vijnë nga partitë e ndryshme politike dhe i mbrojnë kryesisht interesat e partive të veta. Mbrojtja e tillë nga anëtarët e subjekteve nga vijnë është normale, ndonëse edhe këtu duhet të vlejë normat juridike e Ligjit Zgjedhor. Megjithatë, ato veprime të njëanshme tolerohen. Çka nuk tolerohet dhe ka përgjegjësi të lartë është pozita e udhëheqësit të KQZ. Ai apo ajo duhet të jenë të paanshëm dhe tipik ligjor. Aty nuk lejohet asnjë deformim i ligjit. Asgjë krahas Ligjit nuk ka fuqi më të madhe. Duket se këtu znj. Daka ka rrëshqitur! Shumë ka toleruar vjedhje të votave.

Nuk ka rast më të rëndë se në zgjedhjet e fundit tolerimi dhe lejimi nga KQZ-a të vjedhjeve brenda një partie nga një kandidat në tjetrin dhe anasjelltas. Edhe nga një parti në llogari a në dëm të njëra tjetrës, që janë toleruar, madje edhe janë organizuar nën ombrellën dhe janë në njohje të KQZ-së. Edhe përkundër ankesave, kurrë ato nuk u shqyrtuan nga KQZ. Kësi veprimi kemi edhe tash. Për çdo ditë kur ka KQZ takim shihen në media se si janë konfliktet në KQZ. Anëtarët ofendojnë. Kryetarja qëndron si një statujë dhe vepron pa ndonjë përgjegjësi të pozitës që ka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".