Të zbardhen dosjet e krimit të organizuar të Shpend Ahmetit&Dardan Sejdiut të bllokuara në PSRK , të izolohen në paraburgim me aktvendimet për fillimin e hetimeve!

Të zbardhen dosjet e krimit të organizuar të Shpend Ahmetit&Dardan Sejdiut të bllokuara në PSRK , të izolohen në paraburgim me aktvendimet për fillimin e hetimeve!

Hajrullah Tërnava

  • 11 February 2021 - 07:11

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Nuk dihet se pse ende po heziton PSRK-ja që mbi bazën e shumë Kallëzimeve penale të ushtruara nga qytetarët dhe bizneset, por dhe dyshimeve e aktvendimeve të bazuara për hetime për korrupsione e krim të organizuar që definitivisht t’i NDALOJNE e izolojnë nga zyrat në paraburgim për arsye të HETIMEVE të plota kundër : Shpend Ahmetit & Dardan Sejdiut dhe dy bashkëpunëtorët tjerë të tij, Ardian Olluri&Genc Bashota, që po sundojnë e vjedhin hajdutërisht me qindra miliona euro për çdo vit së bashku me të gjitha drejtoritë e Komunës së Prishtinës pa ndërprerje, që nga viti 2013 dhe deri më sot, ose për afro 8 vite.

-Tani sa po ofrohen edhe zgjedhjet e reja lokale - komunale, e që elektorati duhet t’i zgjedh ata më të mirët për t’i prirë pushtetit komunal dhe zhvilluar komunat, për një prosperitet më të mirë të qytetarëve dhe të realizimit të të drejtave të tyre, dhe tani e kanë shkakun edhe arsyen që të jenë më të vëmendshëm më kriteret e tyre se kujt do ia japin votën, e jo si deri më tani që i besuan kësaj kaste krimo-politike që e udhëhoqën Prishtinën në dy mandatet e fundit, e që po i vjen fundi më i turpshëm i qeverisjes së tej kriminalizuar të Shpend Ahmetit&Dardan Sejdiut. Kjo qeverisje e tejkriminalizuar po zbardhet me faktin që tani së fundi veç kanë filluar të hapen dosjet e prokurorisë dhe të zbardhen aferat korruptive të zhvatjes edhe nga vartësit e kryetarit Ahmeti. Sipas informacionit të lëshuar nga Prokuroria e shtetit, thuhet se është ndaluar së fundi një zyrtar i Komunës së Prishtinës për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Bëhet fjalë për mbikëqyrësin e Zyrës për Mbrojte dhe Ndihmë të Viktimave në Komunën e Prishtinës dhe zyrave regjionale, me inicialet A.P. I ndaluari dyshohet për kryerje të veprës penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Nëpërmjet një komunikate bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të Prokurorisë së Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Tani më në fund po i ngushtohet rrethi i lidhjeve me krimin, qeverisjes së korruptuar dhe te kriminalizuar të Shpend Ahmetit dhe vartësve të tij, dhe jo vetem , tash në përfundim të mandatit të dytë e kriminal me kryeqytetin. Konsideroj që duhet të fillon pa vonesë Prokuroria Speciale e RK me shkundjen e pluhurit te të gjitha dosjeve kriminale per korrupcion dhe të krimit të organizuar që ndërlidhen me aferat e lejeve ndërtimore nëpërmes të të cilave eshtë bërë abuzimi më i madh dhe degradimi i pa përmirësueshëm i pjesës më të madhe të Kryeqytetit të Prishtinës me rrethinë.

Nëse duan të japin shembull për pastërtinë e udhëheqësve të komunave, edhe Shpend Ahmetit dhe të gjithë të tjerëve, që me pare i kanë udhëhequr ato komuna që nga pas lufta e deri më tani, mirë kishte qenë që nga Prokuroria Speciale (PSRK) të ju bëhet një verifikim i pasurisë së tyre te paraqitur, por edhe asaj te fshehur permes formave suptile e te fshehta te hetimit , sepse me marrjen e pozitës së udhëheqjeve të komunave, duhet të dihet çfarë pasurie kishin dhe çfarë e si e kanë krijuar tani kur po i kryejnë dy mandate kriminale. Kjo kishte për të ju mireshërbyer të gjithë udhëheqësve komunale në ardhje që të jenë të ndershëm dhe te ndergjegjshem dhe të kontribuojnë për të mirën dhe zhvillimin e Kryeqytetit dhe te vendit ne pergjithesi , e jo si të tjerët qe deri me tani që e kanë fillua karrierën komunale si të varfër fare dhe qe në fund te mandat-it / eve janë bërë multi-milionere!!!

Pergjigjen me ngritje te Aktakuzave penale per te tillet kryetare te tejkriminalizuar duhet ta jap detyrimisht Prokuroria speciale e RK, permes prokuroreve me te vullnetshem dhe me te mire , nese te tille ekzistojne fare ne PSRK , dhe jo te veprojne edhe me tutje siq kishin vepruar gjermetani , qe t’ua bejne Avokatine e mbrojtjen nga Zyrat e Prokurorise speciale te Shtetit, duke i mbajtur te bllokuara hetimet serioze kunder tyre , siq kane vepruat e po veprojne ne 12 vitet e fundit ne PSRK !!! .

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".