Të paditet Serbia për krimet dhe dëmet e luftës, populli të ngritët në këmbë, edhe me protesta ta kërkon çlirimin e drejtësisë nga politika!

Të paditet Serbia për krimet dhe dëmet e luftës, populli të ngritët në këmbë, edhe me protesta ta kërkon çlirimin e drejtësisë nga politika!
Të paditet Serbia për krimet dhe dëmet e luftës, populli të ngritët në këmbë, edhe me protesta ta kërkon çlirimin e drejtësisë nga politika!

Dardan Grapci

  • 15 February 2021 - 07:48

Shkruan: Dardan Grapci

Gjykata Supreme e Kosovës duhet që urgjentisht të merret me këto raste, ndryshe më mirë le ta japin të gjithë dorëheqjen dhe le të punësohen ata që s’kanë prapavija politike dhe kriminale. Kryetari i Organizatës Joqeveritare "Ngritja e Zërit" Jahir Bejta është mirë që të organizojë edhe protesta paqësore derisa Qeveria dhe Gjykatat, nga Gjykatat Themelore, deri në Gjykatën Supreme e Kushtetuese të Kosovës ta kuptojnë se janë duke luajtur me ndjenjat e mbi 2 milion banorëve të Kosovës, sidomos atyre që kanë luftuar pa kurrfarë interesi kundër Serbisë, sepse ata interesin e vetëm e kanë pasur që Kosova të lirohet përgjithmonë nga Serbia.

-Organizata joqeveritare "Ngritja e Zërit" nuk duhet të dorëzohen karshi ish pushtetarëve te inkriminuar , duhet të vazhdojne të bëjnë çmos derisa zëri i tyre të dëgjohet jo vetëm në veshët e ndyrë të mafio-politikanëve ne pushtet , por edhe nga veshët e ndërkombëtarëve te pergjumur e te indimiduar që i kemi në Kosovë, duke ia filluar nga zyrtarët përfaqësues të BE-së në Kosovë, Ambasadat e huaja siç janë : Amerikane, Gjermane, Angleze etj.

Vetëm në këtë mënyrë duke iu bërë apel të gjithëve mundë ta arrijnë qëllimin për ta bindur Gjykatën Kushtetuese, për t’i kërkuar edhe Gjykatës Supreme, që ta lejoje e miratoje Paditë e qytetareve te Kosoves kunder Serbisë për krimet e luftës dhe dëmet në Kosovë. Mafio-Politika e inkriminuar dhe dora e tyre e zgjatut SHIK-u ilegal dhe te nenshtruar ndaj Serbise kane pasur që nga paslufta ndikim negativ e bllokues per vendin , sa që edhe janë te përfshirë në rastet edhe më të ndjeshme, ku kriminelet duhet kriminelet të shpëtojne e Viktimat të dënohen e bllokohen!!!.
 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".