Partitë politike në Kosovë si prona private, votuesit po ikin drejt VETËVENDOSJES si përroi vërshues

Partitë politike në Kosovë si prona private, votuesit po ikin drejt VETËVENDOSJES si përroi vërshues
Partitë politike në Kosovë si prona private, votuesit po ikin drejt VETËVENDOSJES si përroi vërshues

Muhamet Kelmendi

  • 15 shkurt 2021 - 08:05

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Qytetarët, votuesit po notojnë drejtë VV-së sikurse kur fillojnë vërshimet, pa ditur pse dhe ku po bashkohen. Dhe, natyrisht se këtu masat kanë të drejtë. Pse? Sepse partitë në pushtet dështuan mbi dy decenie. Ato krijuan gjendje të rëndë dhe masat vërshuan drejtë VV-së. Tash nuk u interesojnë programet dhe zgjidhjet e çështjeve. Sa për fund dua të them se subjektet politike janë larg, shumë larg përcaktimeve ideologjike me pogromet e veta. Ato nuk kanë as programe të qarta zgjedhore. Por nëse i kanë, atëherë janë programe formale dhe që nuk respektohen. Politika bëhet nga udhëheqësit e subjekteve politike.

-Jeta politika në Kosovë që behet nga ana e subjekteve politike është e pa përcaktuar dhe nuk ka fare ideologji mbi të cilën partitë e zhvillojnë atë në jetë. Kudo nga partitë dalin me pikëpamje të ndryshme politike për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme. Ato zgjidhje nuk kanë përcaktime të qarta. Fare nuk dihen përcaktimet ideologjike. Asnjë parti nuk ka programe te qarte politike. Programi i subjektit është i mbushur me pikëpamje të ndryshme. Kryetari i partisë është program. Si PDK ashtu edhe LDK, AAK, deri edhe VV, pa bërë fjalë për NISMEN, udhëhiqen gjëja nga djathtizmi, me majtizëm, qendra e majtë a e djathtë etj. Këto përcaktime politike fare nuk kanë mbështetje ideologjik.

Në asnjë fushë nuk ka zgjidhje tipike djathtiste, majtiste a të qendrës, pavarësisht secilës anë i takon partia. Përkundrazi! Zgjidhjet janë të qendrës, ndoshta të majtas, te djathta etj. Kemi kështu një mish-mash të pikëpamjeve ideologjike. As LDK nuk është tipike e djathtë, sikundër edhe AAK. Për PDK fare nuk duhet se nga anon. Kemi norma të majta , të qendrës dhe të djathta. VV synon më shumë nga majtizmi. Por edhe këtu ka qalime të mëdha ideologjike. Ka edhe norma të qendrës dhe të djathta. Të gjitha e mbrojnë kapitalin, barazinë gjoja shoqërore e sociale në punësim, në të drejta dhe në detyrime.

Por, menjëherë kur e marrin pushtetin ndërtojnë pushtet të pabarabartë. Edhe tash në fushatë e pamë një mish-mash të pikëpamjeve ideologjike. Askund nuk pati qartësi. Madje nga shumë subjekte as që u prezantuan programet zgjedhore. Qytetaret mbetën pa ndonjë përgjigje për çështjet që e preokupojnë. Masat po shkojnë prapa pa ndonjë qartësi. Rrëshqitjet janë të thella. Nga njëri krah në krahun tjetër. Edhe vetë kandidatët nëpër listat zgjedhore janë në një subjekt por me pikëpamje të kundërta dhe tipike shpeshherë edhe armiqësore. Çdo parti futi në lista njerëz të tillë. Në një subjekt të majtë, si VV, kemi kandidatë e kandidate tipike djathtiste dhe deri dhe në konflikte të thella.

Kështu u futë në listë të VV -së Vjosa Osmani, Donika Gërvalla etj., që de-fakto janë kundërshtare të luftës së UÇK-së dhe tipike djathtiste. Fare nuk kanë ideologji sociale dhe shoqërore të masave. Për to ka ideologji vetëm pushteti. Ose një parti djathtiste, si është LDK dhe AAK, futi në listë kandidatë të kundërtën dhe kundërshtar, si dhe në mes veti me kundërshtime ideologjike. Tipike majtiste dhe të qendrës, deri edhe të djathë etj. Ndërsa, PDK nëpërmjet Enver Hoxhës, si individ anti UCK-së u shndërrua në një subjekt që nuk dihet ideologjia. PDK iku nga UCK. Thirret në të sipas vendit dhe kur ka nevojë si parti.

Kështu futi ideologjinë nga qendra në të majtë dhe në të djathtë, duke futur edhe këngëtare pa përcaktime ideologjike. Thjeshtë si emra. Kjo gjendje po bënë që masat mos të shkojnë fare pas përcaktimet politik dhe zgjidhjeve të çështjeve që ofrohen nga subjektet. Në fakt nuk kanë votuesit edhe çka të mbështetin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".