Amerika në krah të kryeministrit Albin Kurtit, për forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe dialogun me Serbinë!

Amerika në krah të kryeministrit Albin Kurtit, për forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe dialogun me Serbinë!

Hajrullah Tërnava

  • 18 February 2021 - 07:52

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Krejt ky interesim për të vazhduar negociatat e bisedimeve për njohjet reciproke mes Serbisë dhe Kosovës nga miqtë tonë ndërkombëtar e sidomos miqve tonë nga BE dhe SHBA-ve, është sinjal i mirë për popullin e Kosovës, sepse faktori ndërkombëtar po donë që përfundimisht ti pajton dy shtetet që me shekuj janë në armiqësi, por me këtë po demantohen ato dyshimet e disa politikanëve tonë gjatë zgjedhjeve që thoshin se SHBA-të nuk e përkrahin Albin Kurtin nëse do ti fitoj zgjedhjet dhe emërohet Kryeministër.

Edhe pse ende nuk kanë përfunduar të gjitha numërimet e votave në tërësi e sidomos ato me kusht dhe nga diaspora, qysh tani po dihet fituesi i zgjedhjeve, finales së tyre dhe opsioni i vetëm për formimin e Qeverisë, prandaj edhe po vërehet presioni i faktorëve ndërkombëtar ndaj fituesve të zgjedhjeve të partisë së LVV, që sa më parë të krijohet qeveria e re, që të përballet me problemet e qytetarëve dhe njëkohësisht të jetë e gatshme për vazhdimin e dialogut me Serbinë pa ndonjë vonesë.

Kjo temë po aktualizohet akoma më shumë pas zgjedhjeve në SHBA, nga i cili shtet me fuqi vendimtare ndërkombëtare, ka një interesim te shtuar që së bashku me BE-në, për ta riaktivizuar këtë proces. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë se qeveria e re në Kosovë duhet të përparojë në rrugën evropiane, duke shtuar se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë.

Edhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Philip Kosnet ka vizituar LVV-në dhe kreun e saj Albin Kurti dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, por takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura nuk ka rezultuar me deklarata publike, përveç një njoftimi në tviter nga ana e z. Kosnet i cili ka zbuluar disa nga detajet e atij takimi., duke thënë se ishte i gëzuar për takimin me z. Kurtin për të uruar Lëvizjen Vetëvendosje në fitoren e saj dhe për të diskutuar hapat e Kosovës në vazhdim. Prandaj ai ka thënë se SHBA-ja i nxitë palët që të punojnë shpejt për të formuar një qeveri dhe kuvend për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe për t’i adresuar sfidat urgjente. Edhe VV në kanë bërë të ditur se Kosnetin në zyrat e partisë e kanë pritur Albin Kurti dhe anëtarët e kryesisë së VV-së e ku është biseduar për nevojën e formimit të shpejtë të institucioneve dhe avancimin e bashkëpunimit me SHBA-të.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".