Kryeministër, dëgjoje Amerikën dhe BE-në, me dialog e detyrojnë Serbinë për njohjen e Kosovës!

Kryeministër, dëgjoje Amerikën dhe BE-në, me dialog e detyrojnë Serbinë për njohjen e Kosovës!
Kryeministër, dëgjoje Amerikën dhe BE-në, me dialog e detyrojnë Serbinë për njohjen e Kosovës!

Ragip Guraziu

  • 18 February 2021 - 07:59

Shkruan: Ragip Guraziu

Në mbështetje të Qeverisë së re Kurti, sa ju përket sfidave që e presin, Përveç SHBA-ve do të jetë edhe Bashkimi Evropian pasi që për ta riaktivizuar këtë proces, pra dialogun është deklaruar edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila ka thënë se qeveria e re në Kosovë duhet të përparojë në rrugën evropiane, duke shtuar se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë.

-Ambasadori amerikan Philip Kosnet ishte i gëzuar lidhur me fitoren e VV-së dhe takimin e parë që kishte zhvilluar pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, me Kryeministrin në Ardhje, me Albin Kurtin. Ashtu sikur që është nënkuptuar nga ato pak detaje të takimit, të bëra publike zyrtarisht nga të dyja palët, miku amerikan ia ka përkujtuar Kryeministrit në ardhje detyrat që e presin, duke i dhënë edhe disa këshilla që janë me peshë për pozitën që do ta ketë.

Pra, për ta pasur një mik të fuqishëm ndërkombëtar, Albin Kurti në pozitën e tij politike e përfaqësuese, tani si Kryeministër në ardhje, duhet të bëhet më bashkëpunues dhe i dëgjueshëm karshi Amerikës. Vetëvendosje dhe lideri i saj, partia e parë që doli nga zgjedhjet me fitore bindëse, tani veç po fillon të përballet me presione që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re, të fillojnë të zgjidhen problemet e qytetarëve dhe për të filluar dialogun me Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".