Me Qeverinë e re vjen edhe uragani për pastrimin e mekanizmave të zbatimit të ligjit të kapur nga krimi i organizuar!

Me Qeverinë e re vjen edhe uragani për pastrimin e mekanizmave të zbatimit të ligjit të kapur nga krimi i organizuar!
Me Qeverinë e re vjen edhe uragani për pastrimin e mekanizmave të zbatimit të ligjit të kapur nga krimi i organizuar!

Hasan Preteni

  • 18 February 2021 - 13:05

Shkruan: Hasan Preteni

Kryeprokurori, kryegjyqtari, drejtori i doganës i ATK-së, bordet e ndërmarrjeve publike të nivelit qendrorë, bordet e OSHP-së dhe KRPP-së, shefi i Agjencionit Qendror të Prokurimit, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, drejtori Njësitit për luftimin e pastrimit të parave dhe shumë titullar tjerë nuk duhet të presin 1 Marsin në zyrat e tyre. Duhet të hapin rrugë të gjithë ata që nuk mundë të ju dalin në ballë detyrave dhe orientimeve të reja politike.

Shpresa për ndryshime me Qeverinë e re në ardhje është madhe. Emërimi i Drejtorit të AKI-së, shkarkimi i Drejtorit të Policisë. Instalimi i llogaridhënies në të gjitha nivelet. Kërkesa e parë për të raportuar në seancë plenare të Kryeprokurorit dhe vazhdim më tutje. Duhet të ketë plan të qartë të qeverisjes, ligjet nuk mundë të ndryshohen gjatë ditës por duhet të fillohet me veprime konkrete.

Qytetari është në pritje të madhe për lëvizje pozitive, duhet të reflektohet menjëherë e për masat në respektim të ligjit Qeveria mundë ti merr pa humbur kohë. Disa titullarë të institucioneve duhet të reflektojnë-dorëhiqen menjëherë, kjo do ti lehtësonte punët Qeverisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".