Vota e 14 shkurtit i zhveshi politikanët mashtrues nga vlerat dhe meritat e rrejshme të luftës

Vota e 14 shkurtit i zhveshi politikanët mashtrues nga vlerat dhe meritat e rrejshme të luftës
Vota e 14 shkurtit i zhveshi politikanët mashtrues nga vlerat dhe meritat e rrejshme të luftës

Faik Krasniqi

  • 20 February 2021 - 09:02

Shkruan: Faik Krasniqi

Ndëshkimi me votë ishte një mesazh që ajo kohe ka mbaruar, sepse me këto budallallëqe kemi mbetur shumë mbrapa. Janë pasuruar në emrin e tyre. Patriotizmi më i madh dhe për t‘i nderuar të gjithë dëshmorët dhe martirët e luftës është zhvillimi i shtetit.

-Duhet ta kuptojmë një gjë. Kosova ka popullatën më të re në Evropë. Gjysma prej tyre kanë lindur pas përfundimit të luftës. Por edhe ata që kanë lindur para luftës nuk e mbajnë shumë në mend luftën në Kosovë. Nëse një parti mendon që duke u thirrur në luftën çlirimtare duhet edhe të fitojnë vota, e kanë shumë gabim. Politika dhe zhvillimi i shtetit bëhet me Programe konkrete.

Në këto zgjedhje partitë zhvatëse u ndëshkuan me shume nga kjo pjesa qe duan zhvillim ekonomik dhe mirëqenie, dhe jo patriotizëm folklorik. Shteti nuk zhvillohet as në emër të luftës çlirimtare, dhe as në emër të ish presidentit Rugova. Është tragjikomedi nga partitë që kanë përfituar vota në emër të luftës ose ndonjë personaliteti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".