Të mbahet premtimi i dhënë nga kryeministri në ardhje Albin Kurti: Drejtësi për të gjithë, luftë kundër krimit e korrupsionit pa hezitim ndaj atyre që zhvatën me dekada!

Të mbahet premtimi i dhënë nga kryeministri në ardhje Albin Kurti: Drejtësi për të gjithë, luftë kundër krimit e korrupsionit pa hezitim ndaj atyre që zhvatën me dekada!
Të mbahet premtimi i dhënë nga kryeministri në ardhje Albin Kurti: Drejtësi për të gjithë, luftë kundër krimit e korrupsionit pa hezitim ndaj atyre që zhvatën me dekada!

Dardan Grapci

  • 20 February 2021 - 16:11

Shkruan: Dardan Grapci

Drejtësia është ajo që e mban të gjallë shtetin dhe organizmat e tij. Mirëpo kur drejtësia nuk funksionon, korrupsioni dhe krimi lulëzojnë, duke kërcënuar pronën private, liritë e individëve dhe sipërmarrjet, tregun e konkurrencën, shkencën dhe kulturën, zhvillimin ekonomik, etj. Kështu, pak e nga pak, të gjithë i nënshtrohemi frikës dhe demokracia kthehet në një farsë, prandaj Qeveria Kurti është në provim që të mos e lejon një degradim të tillë që ka vijuar ndër vite.

-Zgjedhjet e fundit në vend, që u mbajtën më 14 shkurt, treguan shumë qartë se populli kur e dëshiron ndryshimin askush nuk mundë ta ndal apo m të ja imponon një alternativë tjetër. Instalimi me vonesë i funksionimit të demokracisë kosovare nuk është për të bërë panik, prandaj uroj dhe shpresoj që më në fund LVV së bashku me Vjosa Osmanin ta qesin në dritë dhe rrugë të drejtë shtetin e Kosovës. Kundërshtaret politik sidomos PDK-ja, me nuk do të mundë të bëjnë manovra kriminale dhe mashtrime.



LVV-ja në krye me Albin Kurtin tani e kanë shansin për ta forcuar sundimin e ligjit , dhe për ta luftuar krimin e organizuar. Aty ku nuk ka ligj, nuk ka liri dhe nuk ka shtet. Kur nuk zbatohet ligji dhe kur nuk dënohet krimi, shuhet në heshtje jeta dhe siguria njerëzore; shuhet perspektivat dhe lind despotizmi i një oligarkie të nomenklaturës së kriminelëve, të cilët luftojnë për pushtet, për të marrë në posedim pronat dhe jetën e individëve. Kjo është e kundërta e lirisë, që do të thotë mosbesim në institucionet që udhëheqin, prandaj Qeveria Kurti duhet ta ketë në top prioritet shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit e korrupsionit.

Ne si qytetar që mundohemi dhe dëshirojmë ta respektojmë shtetin, i paguajmë taksat sepse kemi besim që paratë tona do të vihen në shërbimin dhe cilësinë tonë më të mirë jetësore. Mirëpo, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një problem politik dhe si e tillë, duhet tu adresohet organizmave të drejtësisë në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe politikës. Funksioni i drejtësisë nuk është vetëm dënim e ndëshkim. Ajo duhet të përhapë edhe besim, siguri, ndërgjegje, motivim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".