Mjerani politik Behgjet Pacolli, i pa shpresë për ta fituar një mandat deputeti, i dënuar me “vdekje” në listën e përbashkët me LDK-në!

Mjerani politik Behgjet Pacolli, i pa shpresë për ta fituar një mandat deputeti, i dënuar me “vdekje” në listën e përbashkët me LDK-në!
Mjerani politik Behgjet Pacolli, i pa shpresë për ta fituar një mandat deputeti, i dënuar me “vdekje” në listën e përbashkët me LDK-në!

Ali Hertica

  • 21 February 2021 - 07:48

Shkruan: Ali Hertica

Këto kërkesat për rinumërim votash vijnë nga subjektet dhe liderët politik që gjithmonë kanë qenë servile dhe kanë përfituar nga serviliteti, si lloji i mjeranit Pacollit, që me egon e tyre akoma dëshirojnë të bëhen pjesë e pushtetit, vetëm e vetëm që t’i fshehin krimet ekonomike duke u thirrur në politikën e tyre mashtruese dhe degraduese, vetëm për përfitimet e tij personale e biznesore dhe puro-kriminale. Pacolli kështu ka vepruar edhe në të kaluarën për rreth 12 vite, prandaj është një argument i fuqishëm që e zbulon të vërtetën se Pacolli të vetmin interes e ka të futet në parlament me ndonjë deputet të kamufluar e të pa merituar, për të provuar pastaj që ta merr ndonjë dikaster të rëndësishëm për të zhvatur milionat dhe djersen e taksapaguesve të varfër kosovare!.

-Tani thuajse është bërë modë në Kosovë që humbësi i zgjedhjeve të mos e pranon me lehtësi debaklin politik, ndëshkimin që ja ka dhënë sovrani i votës, qytetari, prandaj të tillët dalin edhe me ankesa banale, me kontestime, me dërgim të çështjes në organet përkatëse të rishqyrtimit dhe rishikimit, madje edhe deri në Gjykatën Supreme.

Të kërkon rinumërimin e votat, sikur që është së fundi rasti i AKR-s së Behgjet Pacollit, edhe kur dihet mirë se nuk është askund afër që ta kalon pragun për të marr ndonjë deputet, edhe pse është në listën e përbashkët me LDK-në ky është kulmi i paturpësisë që ndodhë vetëm te ne, nga ata që janë mësuar të marrin, vota pa meritë, edhe përmes rrugëve abuzive, dhe madje të luajnë lojën e shahut në politikë duke përdorë gjendjen e krizës për të përfituar nga pjesëmarrja në ekzekutiv. Sikur që Dihet futja e kandidatëve të AKR-së në listën e LDK-së ishte shpresa e tyre e fundit për ta shpëtuar partine jo funksionale, por si një krijesë virtuale, nga vdekja politike nga de faktorizimi i plotë dhe humbja de fakto dhe de jure, nga skena politike. Ky subjekt politik është subjekt në letër, sa për sy e faqe, është parti politike fiktive dhe nuk ka asnjë program politik, e të mos flasim për program qeverisës që është vetëm një zhurmë me llafe të kota të cilat votuesi i ka identifikuar se janë gënjeshtrës e kulluar. Prandaj në këto zgjedhje votuesi i përcaktua për një alternativë ndryshe duke ndëshkuar me dënimin më të rëndë të mundshëm që vjen nga vota, de faktorizim në skenën politike apo eliminim total, që në grupin e parë bëjnë pjesë PDK, LDK, AAK, kurse në grupin e dyte, që nuk e kaluar pragun dhe janë në rrezik të shuarjes, radhiten AKR e oligarkut Behgjet Pacolli dhe NISMA e Fatmir Limajt. E për të qenë turpi akoma më i madh, Oligarku Pacolli kërkon rinumërim gjeneral të votave në nivel vendi, mbase do të manipulohen disi votat dhe do të sigurohet ndonjë ulëse në kuvend, sa për tu imponuar mbase me kushtëzim votash në mbështetjen e qeverisë së re, apo në momentin kritik të votimit për presidentin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".