Ish pushtetarët mafioz dhe të korruptuarit i pret burgu, të damkosur rëndë që nuk i votuan as bashkëqytetarët e bashkëfshatarët e tyre!!!

Ish pushtetarët mafioz dhe të korruptuarit i pret burgu, të damkosur rëndë që nuk i votuan as bashkëqytetarët e bashkëfshatarët e tyre!!!

Gani Qarri

  • 22 February 2021 - 07:33

Shkruan: Gani Qarri

Në mungesë të sistemit efikas të drejtësisë, për t’i hetuar dhe ndjekur ligjërisht të inkriminuarit që keq qeverisen dhe zhvatën për dy dekada këtë shtet te kapur e te nëpërkëmbur, është ngritur aq shumë vetëdija e votuesit, sa që më në fund NDËSHKIMI i vërtetë ndodhi me Votën qytetare, duke pamundësuar vazhdimin e mëtejmë të mbajtjes peng dhe kapjes së shtetit nga kriminelët ordinere, të cilët pas perballjes me drejtesine e kanë vendin vetem në burg. Përfundimisht, vet votuesi i emancipuar i shtetit të Kosovës u kujdes për t’i krijuar dorë të lirë edhe drejtësisë së inkriminuar e jofunksionale, për t’u reformuar dhe liruar edhe ajo nga prokurore e gjyqtare të kriminalizuar , per t’u vendosur rendi e ligji dhe zëvendësuar e gjithë krimopolitika e deritanishme me shtetin e njëmendtë ligjor, mu në prag të ditëlindjes së 13 të shtetit tonë të lirë e të pavarur, që rritë dhe shumëfishon edhe vlerën e kësaj feste madhështore për Kosovën.

-Siç u pa së fundi edhe në praktikë 14 shkurti vërtetoi që megjithëse me vonesë , por sigurt dhe me efikasitet të plotë, edhe në realitetin funksionimit të demokracisë së brishtë kosovare, po instalohet parimi i respektimit dhe vlerësimit real të vlerave të politikës bashkëkohore. Madje vet zgjedhjet e fundit dëshmuan katërçipërisht, se populli i Kosovës, tanimë është lodhur me patriotizëm të rrejshëm e të kamufluar, nën petkun e të cilit ende vazhdojnë të gjejnë strehë kriminelët. Për aq më tepër, ky popull është ngopur edhe me drejtim të gishtit nga kundërshtari politik duke e cilësuar konkurentin vrasës, vetëm për të fituar vota, sikur që e humbi kuptimin thirrja në patriotizëm të rrejshëm të "patriotëve" të fortifikuar nën guacën e thyer të krahut të luftës.

Populli i shumëvuajtur i Kosovës, dëshmoi edhe praktikisht se është tepër i frustëruar sidomos nga PDK-ja që ende edhe mbi 21 vite pas çlirimit të vendit, përpiqet tu imponohet përdhunshëm qytetarëve me monopolin e primatit të partisë me trashëgimi të luftës. Qytetarët e lënë në mëshirën e fatit, nga strukturat kriminale janë indinjuar e bllokuar keq edhe me manipulimet e SHIK-ut ilegal e te inkriminuar dhe komandantët e kriminalizuar të Rogner-it, që vodhën, plaçkiten e përvetësuan me forcë, çdo gjë të vlefshme të Kosovës, sa që kësaj radhe qytetaret u përcaktuan me shumicë të madhe kundër tyre dhe votuan për Ndryshime. Këtë herë, si kurrë më parë, në historinë më të re të Kosovës, shumica e votuesve të shtetit tonë, as që u mashtruan më, me krekosjet e rrejshme patriotike të strukturave puro-kriminale, duke u dhënë dënimin e merituar me votën e vet të lirë, të gjithë atyre që e sollën vendin në këtë gjendje të rëndë e të mjeruar.

Madje ndryshimi është aq i madh sa që vet kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, duket se nuk mund t’i ndihmojë më as Burdushi, i cili për turpin e tij, ka dështuar të dal i pari me votat e qytetarëve edhe në fshatin e vet të vogel te lindjes, në Peqan të Suharekës, ku u turpërua duke marr vetëm 164 vota dhe u mund teper keq edhe nga Vjosa Osmani nga lista e VV-së, e cila mu në vendlindjen e Hoxhajt mori mbi 200 vota.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".