I ka dënuar populli me votë, të mos lejohet futja në Qeveri e atyre që e zhvatën shtetin dhe filluan zbrazjen e tij nga qytetarët për plot 14 vjet jetë në pavarësi!

I ka dënuar populli me votë, të mos lejohet futja në Qeveri e atyre që e zhvatën shtetin dhe filluan zbrazjen e tij nga qytetarët për plot 14 vjet jetë në pavarësi!

Gani Qarri

  • 25 February 2021 - 07:37

Shkruan: Gani Qarri

LVV dhe Albin Kurti me të drejtë është duke anashkaluar që në fillim, nga pjesëmarrja në Qeverinë e legjitimuar me votat e 14 shkurtit, partitë e inkriminuara, duke mos pranuar koalicion qeverisës më asnjërën prej tyre, në mënyrë që ti ketë duart e lira për veprim ligjor dhe hetim të pavarur, si dhe të mund të ekzekutojë urdhëresat për arrestimin e hajnave, zhvatësve, plaçkitësve dhe politikanëve mafioze te kriminalizuar që për gjithë këto vite e kapën shtetin dhe keqqeverisën Kosovën, duke vjedhur e plaçkitur, për dy dekada të plota, çdo gjë dhe izoluar totalisht Kosovën, si dhe e varfëruan vendin në mënyrë alarmante veçanërisht në 14 vjetët e pas shpalljes së pavarësisë, derisa e bënë shtetin tonë të ri, të pabanueshëm për qindra mijëra shqiptare dhe banorë të varfëruar të Kosovës.

-Përderisa elektorati i ri dhe qytetarët e vetëdijesuar në plebishitin popullor votuan me shumicë për ndryshime, LVV si parti fituese e këtyre zgjedhjeve nuk duhet të lejojë në asnjë mënyrë që politik-bërësit e inkriminuar të rikthehen serish në pozita të larta udhëheqëse të institucioneve me rëndësi as në poste shtetërore të Kosovës, në mënyrë që të ndodhë përfundimisht çlirimi i njëmendtë i shtetit të Kosovës nga korrupsioni galopant dhe krimi i organizuar si dhe të spastrohet definitivisht komplet vendi nga politikanët e kriminalizuar, mafia politike dhe rrjetet e nëntokës kriminale, për të mos zhgënjyer serish elektoratin as popullin e shumëvuajtur të Kosovës, tash e mbi dy dekada të vjedhur e të varfëruar skajshmërisht prej tyre.

Madje qytetarët e keqtrajtuar tash e mbi dy dekada, nga politikanët mafioz si Thaçi & Co, strukturat kriminale të SHIK-ut, dhe jugokomunisti Isa Mustafa, jo vetëm që nuk u mashtruan më nga ta, por nuk ranë më as pre, e propagandës së rrejshme patriotike të komandantëve të kriminalizuar të Rogner-it, të cilët i panë me sy të vet, për 21 vite me radhë, duke vjedhur hapur, plaçkitur e përvetësuar kundërligjshëm, çdo gjë të vlefshme të Kosovës, ndaj dhe ua kthyen shpinën me përbuzje dhe votuan me shumicë kundër tyre, veprim i cili me 14 shkurt, i çoi të tri partitë e inkrimuinuara; LDK,PDK, AAK në dështim katastrofal.

Ndaj nëse vërtetë Qeveria e re, e legjitimuar me votën e lirë të qytetarëve dhe vullnetin e popullit të Kosovës, vërtetë ka vendosur që ta luftojë si duhet korrupsionin dhe shkatërrojë krimin e organizuar deri në fund, si dhe të konfiskojë të gjitha pasuritë e paligjshme disa miliardëshe që politikanët mafioz dhe partitë e inkriminuara kanë grabitur, ajo nuk duhet të lejojë që të jetë e varur në asnjë forme prej partive të inkriminuara të cilat e kanë sjellë shtetin tonë të brishtë në këtë gjendje të mjerueshme dhe varfëruar popullin e Kosovës deri në atë masë sa që për një pjesë të theksuar të njerëzve të bëhet edhe mbijetesa e pamundshme, duke i detyruar ata të ikin nga vendi, që tanimë mjerisht ka kaluar shumëfish shifrën e qindra mijërave, vetëm në dekadën e fundit të pas çlirimit.

Ndaj qëndrimi i Kurtit për qeveri të koalicionit vetëm me partitë politike të komuniteteve pakicë, tani më të integruara në shtetin e Kosovës dhe sfidimi i hapur që u ka shpallur partive të dështuara dhe politik-bërësve të kriminalizuar, është paralajmërimi më serioz për përkushtimin e plotë të tij, si fitues i zgjedhjeve, që të luftohen rrënjësisht dhe me vendosmëri deri në fund, të gjitha aferat e fjetura korruptive, që gjatë qeverisjeve të kaluara mbetën të patrazuara fare, me të cilat nuk është marr asnjë nga qeveritë në mandatet e kaluara, dhe jo vetëm që nuk është mbështetur lufta kundër tyre, por madje edhe është penguar çdo përpjekje, që të tillat të ndiqen ligjërisht nga drejtësia inekzistente Kosovare, e cila duke qenë e udhëhequr nga drejtues të lidhur me krimin, ka mbetur gjithë këto vite e kapur dhe kontrolluar fund e krye nga politika e inkriminuar, aksioni për spastrimit e të cilës, të gjithë po presin me entuziazëm të pa përshkruar, që të fillojë sa më shpejtë nga Qeveria e re, e legjitimuar prej popullit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".