SHBA-ja në krahun e Albin Kurtit për qeverisje me duar të pastra, të korruptuarve të kriminalizuar po ju bijnë maskat e shpifjeve për “antiamerikanizëm”!

SHBA-ja në krahun e Albin Kurtit për qeverisje me duar të pastra, të korruptuarve të kriminalizuar po ju bijnë maskat e shpifjeve për “antiamerikanizëm”!
SHBA-ja në krahun e Albin Kurtit për qeverisje me duar të pastra, të korruptuarve të kriminalizuar po ju bijnë maskat e shpifjeve për “antiamerikanizëm”!

Ardit Gervalla

  • 26 February 2021 - 07:37

Shkruan: M. s(c) Ardit Gërvalla

Philip Kosnet dha mbështetjen e qartë për qeverinë Kurti, i shuajti antagonizmat lidhur me antiamerikanizmin dhe kjo është sinjal i qartë i përkrahjes se Vashingtonit për qeverinë e ardhshme. Na duhen modelet me të mira evropiane dhe praktikat më të mira të sistemeve të drejtësisë, të arsimit dhe shëndetësisë për t’i adaptuar në Kosovë. Por, me një analizë të thellë të përshtatshmërisë së tyre me gjendjen aktuale në Republikën e Kosovës. Është e mundur kthimi në binare të saj Kosovën, me profesionalizëm, me përkushtim të sinqertë, me vendosjen e njerëzve meritor në pozicione meritore dhe me interesin maksimal të avancimit të shtetësisë tonë në arenën ndërkombëtare.

-Qytetarët e Kosovës si asnjëherë më parë e kanë kuptuar alternativën për vendin e tyre. Zgjedhjet e Shkurtit përpos rezultatit të tyre kanë dhënë edhe mesazhe të shumta, e kanë shpërfaqur vendosmërinë e popullit për ndryshim dhe unitetin e tyre kundër qeverisjeve të deri tanishme. Kosova nuk ka nevojë ta zbuloj “ujin e nxehtë” për ta zhvilluar vendin. Kosova është vend i vogël dhe me popullsi që po shkon drejt zvogëlimit, e këtë për faktor të shumtë, ndër ta edhe keq qeverisja.

Na duhet një qeveri stabile, e cila ju përmbahet striktë premtimeve të saja. Drejtësia dhe punësimi janë prioritet e proklamuara të zotriut Kurti dhe këto janë thelbësoret për ta filluar fuqizimin e shtetit tonë. Krimi dhe Korrupsioni kanë kaluar më shumë vetëm si trajtime teorike dhe filozofike shkaku mos luftimi i tyre deri më tani, por, a mund të luftohen? Unë them se po, vetëm duhet shtyrje përpara të dy ligjeve që ja lirojnë frymën gjyqësorit. E ato e dimë se cilat janë tashme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".