Partnerët tanë ndërkombëtar, miq të dëshmuar, duhet të na ndihmojnë në pastrimin e gjyqësorit, prokurorisë dhe Policisë së shtetit!

Partnerët tanë ndërkombëtar, miq të dëshmuar, duhet të na ndihmojnë në pastrimin e gjyqësorit, prokurorisë dhe Policisë së shtetit!
Partnerët tanë ndërkombëtar, miq të dëshmuar, duhet të na ndihmojnë në pastrimin e gjyqësorit, prokurorisë dhe Policisë së shtetit!

Hasan Preteni

  • 27 February 2021 - 17:11

Shkruan: Hasan Preteni

Qytetari i Kosovës është punëtor i zellshëm dhe inovativ. Me fuqizimin e shtetit ligjor do të bie edhe ndikimi i oligarkëve mafioze në politikë. Në Kosovë pas oligarkëve fshihet politika, klanet brenda partive politike janë pas të gjitha të zezave që i kanë ndodhur vendit. Oligarkët, tani të gjithë të njohur, janë vetëm paramanë i grupeve mafioze të partive politike që ishin në pushtet deri më tani. Duhet që qytetari ta kthen besimin tek institucionet e shtetit . Pa sundim të rendit dhe ligjit nuk mundë të flasim për zhvillim ekonomik!

-Derisa në ditën që nga Amerika po vinin informacione për shpërblimet në fushën e luftimit të korrupsionit, për Kosovën nuk ka shpërblime, përkundrazi, nga Këshilli i Evropës erdhi edhe një raport i keq. Shkaktari kryesor i mos funksionimit të shtetit është korrupsioni dhe krimi. Nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka barazi sociale, nuk ka konkurrencë të mirëfilltë nëse nuk fillon së vepruari shteti i së drejtës.

Partneret tanë tradicional duhet të na ndihmojnë në pastrimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, në pastrimin e policisë, skandalet kriminale te së cilës nuk kanë të ndalur, duhet të monitorojnë proceset e përzgjedhjes së titullarëve të rinj në të gjitha institucionet e pavarura. Miqtë tradicional duhet të na ndihmojnë në vënin e rregullit në fushën e prokurimit. Organe të pavarura dhe profesionale përgjegjëse për prokurimin publik. Të gjitha këto pastaj do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin në të gjitha poret e jetës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".