Është e pafalshëm ajo që ka ndodhur me fushatën, qytetarët u mashtruan dhe infektuan, politikanët që fituan shpallin masat të reja ndëshkuese dhe kufizuese

Është e pafalshëm ajo që ka ndodhur me fushatën, qytetarët u mashtruan dhe infektuan, politikanët që fituan shpallin masat të reja  ndëshkuese dhe kufizuese
Është e pafalshëm ajo që ka ndodhur me fushatën, qytetarët u mashtruan dhe infektuan, politikanët që fituan shpallin masat të reja  ndëshkuese dhe kufizuese

Ragip Guraziu

  • 01 March 2021 - 13:02

Shkruan: Ragip Guraziu

Kur partitë politike e shkelnin Ligjin kundër pandemisë gjatë fushatës, atyre ju shqiptoheshin dënime vetëm sa për sy e faqe për shkeljen të Ligjit dhe rregullave. Si rezultat i atyre zhvillimeve në kundërshtim me ligjin, në rrezikun që e kemi pasur dhe kemi nga përhapja e re e virusit covid-19, sot kemi tendencë të rrezikshme të rritjes së numrit të të infektuarave të rinj dhe rasteve që po përfundojnë me vdekje.

-Qytetarët u mashtruan dhe joshën që ta marrin pjesë në tubimet e partive politike në fushatën zgjedhore, pa pyetur për rregullin e ligjin, e tash çmimin e kësaj loje të pistë vetëm për të fituar vota, për ta kapur shtetin e ruajtur pushtetin po e paguajnë qytetarët. Mirëpo edhe pushtetarëve ju doli ngjyra e zezë në sipërfaqe sepse u zbulua mashtrimi i tyre dhe u dënuan këtë herë për vdekje, me votë qytetare pa të keqen e askujt. Dhe në fund u tregua se kjo politikë që e zhvati shtetin për dy dekada, është e gatshme që ta mbaj dhe ta ruaj të kapur shtetin e pushtetin, qoftë edhe duke sakrifikuar jetë qytetarësh të pa vetëdijshëm dhe të pa informuar sa duhet për rrezikun, derisa zotimi dhe premtimi për sigurimin e vaksinës, po mbetet një premtim i harruar për konsum elektoral përballe rrezikut të një shpërthimi të ri fatal.

Është tepër absurde dhe e pa shpjegueshme qasja e Qeverisë e cila derisa rastet e reja të infektimit po shtohen dita ditës, Qeveria në ikje tani po planifikon ashpërsim të masave shtesë, andaj ju bënë thirrje paralajmëruese qytetareve për kinse shtim të kujdesit, derisa mbyllë sytë dhe nuk merr përgjegjësi për atë se çfarë kanë bërë e çka ka lënë mbrapa nga fushata zgjedhore, kur partitë politike i dënuan sa për sy e faqe. Është e pa falshme ajo që ka ndodhur me fushatën në këtë situatë pandemie, prandaj është e turpshme tani se si po sillen kaq të pa vetëdijshëm këta politikan lakmitar për ta mbajtur të kapur shtetin, derisa nuk duan ta pranojnë përgjegjësinë për dështimin në menaxhimin e pandemisë në fushatë zgjedhore. Ata duhet ta dinë një fakt dhe një të vërtetë: nuk mund të mbulohet me dështimi i tyre gjatë fushatës, shkelja e ligjit nga lakmia për vota me një ashpërsim të masave të reja, me dënime dhe gjoba për qytetarët dhe bizneset, pasi që asnjë organ më nuk ka më kredibiltet moral as ligjor që të kërkon nga qytetari i thjeshtë respektim te masave, të cilat nga vetë ata u shkelën pamëshirshëm në fushatë.

Hipokrizia shkon deri aty sa që të fortit e politikës, për ta ri kapur shtetin nuk i dëgjuan as ekspertët e fushës së shëndetësisë të cilët me kohë kishin paralajmëruar se humbja e kontrollit të ditëve të fushatës elektorale dhe zgjedhjeve është një lëshim nga ana e qeverisë, keq-menaxhim i skajshëm i situatës, prandaj ditët në vijim pritet të rritet akoma më shumë numri i të infektuarve. Kjo kastë politike që e kishim deri më tani në krye të shtetit, duket që po shkon e turpëruar, duke e lënë qytetarin në mëshirën e fatit dhe qeverisë në ardhje, pa e siguruar së pakut vaksinën për mbrojtje nga Covidi që aq shumë e kanë premtuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".