Klasa e vjetër politike po shkon në pension të përjetshëm, kështu vendosi sovrani

Klasa e vjetër politike po shkon në pension të përjetshëm, kështu vendosi sovrani
Klasa e vjetër politike po shkon në pension të përjetshëm, kështu vendosi sovrani

Arsim Haziri

  • 02 March 2021 - 19:06

Shkruan: Arsim Haziri

Sistemin e krimit e të korrupsionit edhe e rritën, edhe i rriti! Eliminimi i tij vështirë po realizohet por megjithatë po behët i mundshëm. Qytetari tashmë e ka në dore fatin e vet, kjo është e arritur e madhe.

Vota ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! ishte votë për ndryshimet që janë parë të domosdoshme për t'u implementuar në shoqërinë tonë, dhe ato janë parë të mundshme vetëm me ardhjen e këtij subjekti në pushtet. Madje ndëshkimi i partive të vjetra ka qenë edhe një shprehje e një qeverisje të dobët që assesi nuk ka prodhuar rezultate të mira, prandaj ardhje e një qeverie më progresive është parë domosdoshmëri kohore, në mënyrë që vendi të fillojë të zhvillohet pozitivisht. Klasa e vjetër duhet pensionuar, kjo përpos që shkon në interes qytetarë ajo njëherë arrin edhe të shkaktojë një lloj reforme për gjitha partitë e vjetra, në mënyrë që rritja e tyre të jetë potenciale. Aktualisht janë mundësitë për qeverisje të drejtë, kjo do jetë edhe si përgjegjësi për qeverinë e radhës që tashmë ka gjitha kapacitetet për t'i konstituuar organet e vendit. Ka ndodhur një kthesë e madhe, në të mirë, që Kosova po e fillon një ndërrim gjeneral në politikë për ndërtim pushtetesh, kjo përbën sukses natyrisht që do e bëj të mundshme një rend të drejt ku vlerat universale do të jenë çështje të implementueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".