Vota e sovranit foli, opozitarët të jenë bashkëpunues, jo bllokues për zgjedhjen e institucioneve të reja

Vota e sovranit foli, opozitarët të jenë bashkëpunues, jo bllokues për zgjedhjen e institucioneve të reja

Hajrullah Tërnava

  • 05 March 2021 - 07:45

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Kjo garniturë e deputetëve të kësaj legjislature duhet ta kenë të qartë që nëse shkohet në zgjedhje tjera të reja, pa dashtë bashkëpunim me partinë fituese të zgjedhjeve për ta bërë qeverinë dhe për ta zgjedhur presidentin, ndëshkimi nga qytetarët do të jetë akoma më i ashpër. Humbës do të jenë shumica e deputetëve si individ, pasi që askush nuk e ka te garantuar se do i fitojnë votat nëse vendi futet në krizë dhe imponohen zgjedhjet e radhës.

Situata politike e krijuar tani mbas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, ku LVV bindshëm i fitoj këto zgjedhje, është rezultat i gjendjes kaotike, ashtu mundë të thuhet pas rrëzimit të Qeveris Kurti 1, që e montuan partitë në kompaktësi, dhe u krijua Qeveria Hotit jashtë ligjshëm, Qeveri e skandaleve, sikur që ishte vjedhë e 2 milion e njëqind mijë eurove, dhe u plaçkitë edhe kasaforta në Fushë Kosove me një sasi të konsiderueshme të hollash, kurse gabimi tjetër i madhe ishte shuarja e njësitit policor të Task Forcës kundër korrupsionit, njësit ky që sipas vlerësimeve të ndërkombëtarëve ishte shërbimi i vetëm i suksesshëm në luftimin e krimit të organizuar në Kosovë.

Pra ky ishte shërbimi më i guximshëm që i hetonte dhe luftonte “peshqit e mëdhenj”, prandaj sipas të gjitha gjasave ky ishte edhe shkaku që u shua ky shërbim policor, sepse gjatë hetimeve është konstatua se objekt i atyre hetimeve ishin persona kyç në poste të larta të Qeverisë Hoti. Duke e pasur të qartë këtë situatë politike në Kosove qe rreth tri vite nuk kemi qeverisje stabile, dhe tani mbas këtyre zgjedhjeve që LVV i fitoj bindshëm , zyrtarët ndërkombëtar, ambasadorët e vendeve më me ndikim për Kosovën, janë nisur në aksion që ti bëjnë presion spektrit politik të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit, që ti japin fund krizës institucionale pas zgjedhore, që ti lënë inatet politike dhe ta mbështesin partinë fituese për formimin e institucioneve të reja legale e legjitime, sipas votës së sovranit, pa vonesë e pa kalkulime për interesat e ngushta politike.

Kjo është edhe arsyeja kryesore pse ditët e fundit janë shpeshtuar vizitat e ambasadorëve të huaj, SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Gjermanisë nëpër partitë politike parlamentare, LVV, PDK, LDK dhe AAK, duke ju kërkuar që periudha pas zgjedhore, pas certifikimit të rezultateve, të përmbyllet me krijimin e shpejtë të institucioneve për të punuar në tejkalimin e situatës që e ka krijuar edhe pandemia e Covid-19. Presioni më i madh është duke u bërë ndaj PDK-së dhe LDK-së, sepse prania e deputetëve të këtyre dy partive politike në seancë, së bashku me minoritetet jo serbë, e bënë korumin e mjaftueshëm dhe numrat për zgjedhjen e qeverisë, por edhe të presidentit të shtetit.

Duket që presioni ndërkombëtar karshi pozitës, që të jenë bashkëpunues konstruktiv në procesin e konstituimit të institucioneve të reja, po e jep efektin pasi që kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas takimit të zhvilluar me ambasadorin e Britanisë së Madhe Nicholas Abbott është zotuar se PDK do të jetë opozitë konstruktive e qeverisë, duke u pajtuar se është e nevojshme që sa më paerë të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria e re. Sikur që dihet, zotime të ngjashme ka pasur edhe gjatë takimit të ambasadorit Abbot edhe me zyrtarët e LDK-s, subjekt politik i cili pritet ta ketë udhëheqësin e re partiake para konstituimit të Kuvendit dhe para zgjedhjes së Qeverisë së re. Tani të zgjedhurit e popullit i kanë matematikat e qarta, sepse elektorati ishte ai që vendosi se kush do ta qeverisë këtë vend me shumicë absolute të votave që ia dhanë LVV-së për mandatin kushtetues katër vjeçar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".