Për dialogun me Serbinë kërkohet një platformë kombëtare me parime, jo kushtëzime e nënçmime

Për dialogun me Serbinë kërkohet një platformë kombëtare me parime, jo kushtëzime e nënçmime
Për dialogun me Serbinë kërkohet një platformë kombëtare me parime, jo kushtëzime e nënçmime

Arsim Haziri

  • 07 March 2021 - 07:25

Shkruan: Arsim Haziri

Me Qeverinë Kurti e me parime të mirë koordinuara, me mirëkuptim dhe bashkëpunim edhe të opozitës në procesin e rifillimit të dialogut, Kosova do të jetë subjekt i barabartë, madje faktor kyç në proces, nuk do të jetë objekt trajtimi por vendimmarrës pa imponim. Kështu mbrohet shteti dhe sovraniteti sepse dihet mirëfilli që politika serbë nuk po ndryshon. Serbia vazhdon me ideologjinë serbomadhe mbi Kosovën që trajtohet akoma si tokë serbe, prandaj do të ishte tradhti ndaj interesit të shtetit dhe të kombit, nëse kjo kastë politike nuk gjen gjuhë të përbashkët për të qenë unike në qëndrime që nga dita e parë e rifillimit të dialogut me shtetin serb.

-Sado që Kosova po përballet me trysni të shtuar ndërkombëtarë, që menjëherë pas krijimit të institucioneve të reja, të vazhdohet dialogu me Serbinë, një presioni të tillë duhet ti përgjigjet klasa politike e Kosovës, e përfaqësuar në Kuvend, me gjakftohtësi maturi dhe pa nxitim e pa qëllime të përfitimit eventual momental elektoral. Sikur që dihet Qeveria Kurti e mandatit të kaluar nuk ka qenë kundër dialogut, por ka insistuar në dialog me parime, me vija të kuqe deri ku dhe për çka mundë të dialogohet me shtetin fqinjë që akoma nuk e njeh Kosovë. Këtë qëndrim të njëjtë është duke e theksuar kryeministri në ardhje Albin Kurti edhe tani, në pritje të marrjes së mandatit të tij të dytë për ta drejtuar qeverinë e Republikës së Kosovës. Madje duket që dialogu me parime të qartë, si qëndrim i pa lëkundur për mbrojtjen e interesit vital nacional të shtetit të Kosovës, po e merr edhe mbështetjen e miqve ndërkombëtar, duke përfshirë SHBA-të dhe BE-në në rolin e ndërmjetësuesit.

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, pa si e përfundoi vizitën e tij tre ditore në Kosovë, theksoi se e mirëkupton edhe Albin Kurtin sa i takon qasjes me kujdes në këtë proces që është I rëndësishme dhe do të duhej përfunduar në interes të të dyja palëve dhe me sukses Lajçak jo rastësisht ka thënë se ai dhe Kurti kanë i pasur një bisedë shumë të sinqertë dhe konstruktive, dhe derisa ai e ka kuptuar, Z. Kurtit do të i duhet edhe pak kohë për t’u njohur me Dialogun dhe marrëveshjet e tij, prandaj si BE-ja ashtu edhe SHBA-të po presin që procesi i normalizimit gjithëpërfshirës midis Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë së shpejti. Është inkurajuese fakti që Lajçak ka deklaruar më në fund se është I i kënaqur kur dëgjon që Z. Kurti e kupton rëndësinë e Dialogut dhe nevojën për ti dhënë zgjidhje përfundimtare këtij procesi. Prandaj tani kjo çështje mendoj se mbetet në dorë të spektrit politik të Kosovës, që së bashku me qeverinë e re në ardhje të akordohen për parimet kuqe dhe pikat që do të nxirren në tavolinë të dialogut e për të cilat nuk do të këtë tërheqje mbrapa, nuk do të ketë kompromis për interesin bazim të shtetit, mbrojte të kushtetutshmërisë dhe të sovranitetit të plotë karshi ambicieve serbë për përfitim nën presin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".