Drejtësia e kapur nuk ndëshkon por po ben avokatinë e krimit!

Drejtësia e kapur nuk ndëshkon por po ben avokatinë e krimit!
Drejtësia e kapur nuk ndëshkon por po ben avokatinë e krimit!

Muhamet Kelmendi

  • 07 March 2021 - 17:04

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Mjafton keqpërdorimi i pozitës dhe dënimi të jetë me burg. Të përkujtojmë këtu dënimet që shqiptohen në Gjermani, në Francë, në Angli a në SHBA. Kudo dënimet janë me burg. Kjo bëhet për të treguar se pushteti nuk duhet kurrsesi të keqpërdoret për interesa personale. Vetëm me dënim të tillë ndikohet në ruajtjen e pushtetit ligjor. Ai dënim i frikëson njerëzit e luhatshëm në pushtet për të mos u marr me krim. Kur dënimet janë me kusht veprat e tilla shumohen dhe zgjerohen. Pushteti e pëson dhe drejtësia kriminalizohet. Për këtë shkak ka rëndësi që dënimet të jenë adekuate me veprat. Por, nuk ka si ndodhë ndryshe. Kjo për faktin se mu prokuroria dhe gjykatat kanë dështuar më së shumti në Kosovë. Këtu kemi keqpërdorime dhekonzumim te madh te veprave penale më së shumti dhe të cilat fare nuk preken.

Në Kodin Penal të Republikës së Kosovës janë të përcaktuara lloje të ndryshme të dënimeve. Natyrisht se ato dënime jepen apo shqiptohen për lloje të ndryshme të veprave penale. Edhe dënimi me kusht është një dënim i përcaktuar me normat penale. Po ky dënim jepet vetëm për rastet shumë të vogla, për ato që në fakt vlera apo dëmi është i vogël, e jo për veprat penale të korrupsionit prej nga lloji i veprës është i rëndë dhe dënimet shkojnë deri me vite të tëra me burg. Këtu është edhe marria e gjykatave për dënimet me kusht. Shqiptimi i dënimeve për korrupsion me kusht është një stimulim i drejtpërdrejtë i veprimtarisë së tillë korruptive dhe natyrisht se ka ndikuar ashpër në rritjen e kësaj vepre penale në Kosovë. Dënimi me kusht nuk frikëson. Ai i forcon kriminelët. Dhe, kjo ka bërë që të kemi korrupsion në të gjitha segmentet e pushtetit. Dhe, kuptohet se nëse pasurohet me korrupsion, dënimi me kusht tek kriminelët nuk ndikon fare. Nuk ka kriminel që nuk do të kryen vepra të tilla kur të dihet se nga gjykatat shqiptohen dënimet me kusht. Kjo ka bërë që tash kemi nga prokuroria, nga gjyqësori, nga pushteti qendror dhe lokal, njerëz të pasur, që pasurinë nuk e kanë krijuar mbi bazën e fitimeve jo ligjore. Ndaj këtyre nuk ka dënime me kusht. Në asnjë demokraci nuk shqiptohen dënimet me kusht.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".