Populli i dha mësim politikës: Atë ndryshim që nuk e kanë bërë partitë politike në pushtet për dy dekada, e bëri populli me 14 shkurt!

Populli i dha mësim politikës: Atë ndryshim që nuk e kanë bërë partitë politike në pushtet për dy dekada, e bëri populli me 14 shkurt!
Populli i dha mësim politikës: Atë ndryshim që nuk e kanë bërë partitë politike në pushtet për dy dekada, e bëri populli me 14 shkurt!

Arsim Haziri

  • 08 March 2021 - 07:34

Shkruan: Arsim Haziri

Atë që e goditën padrejtësisht dhe irracionalisht, i goditi fuqishëm në marrëveshje e bashkërendim me popullin! Dikush u mund e dikush i mundi të gjithë, dhe një nga një! Populli si shprehje e fuqisë të pandalshme dhe prekëse e ndryshimeve, bëri dikë për të qenë i të gjithëve jo edhe dikë që nuk ishte as për vete. Ardhja e një pushteti konstruktiv, ishte nevojë imediate, jo edhe gradualitet kohor, jo edhe gjendje procesuale. Nuk duhet të harrohet fakti natyror se çdo gjë zhvillohet sipas dy proceseve, shkak dhe pasojë!

-Qeveria e ardhshme duke e pasur si mbështetje një masivitet të tërë, duhet të angazhohet që të bëjë të mundshme funksionimin e shtetit ligjor, duke vënë në agjendë veprimi reformën e thellë brenda gjithë aparatit shtetëror, duke i dhënë mundësi funksionimi atij në baza ligjore. Brenda ndryshimit institucional, duhet të përfshihet edhe KQZ-ja dhe gjitha organet tjera përcjellëse, në mënyrë që vullneti qytetarë, si brenda ashtu edhe jashtë të orientohet për kë edhe është pretenduar. Shoqëria me këtë qeveri dhe nga kjo qeveri, pret ndryshime substanciale, madje vet votimi në mënyrë plebishitare detyron për një lloj reformimi që duhet t'ia bëjë vendit, rrjedhimisht institucioneve të vendit.

Në shoqërinë tonë, funksionimi i gjërave sikur është parë vetëm në këndin desktruktiv, është parë e domosdoshme në funksionim vetëm bashkimi me klasën e vjetër politike, çdo kush, kush ka qenë jashtë kësaj sferë, sikur i është dashur të ballafaqohet me sistemin jo dinjitoz. Andaj, tashmë janë mundësitë, mbështetja masive për partitë konstrukitve, konsiston edhe për një lloj detyre primare në bërjen e shtetit funksional. Atë ndryshim që nuk e kanë bërë disa parti politike, të tej shpenzuara e të inkriminuara e bëri populli më 14 shkurt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".