Edhe legjislatura e re e njollosur nga shkelësit e ligjit, kandidatët me aktakuza të ngritura nuk do të duhej të ishin në lista për deputet

Blerim Burjani

  • 09 March 2021 - 07:43

Shkruan: Prof. Blerim Burjani

Edhe në këtë legjislaturë do të kemi plotë njerëz me aktakuza. Të gjithë deputetët me probleme të kësaj natyre nuk duhej të ishin as kandidat për deputet. Edhe ky Kuvend edhe të gjitha partitë që kanë fituar ulëse në Kuvend prapë janë përplot më njerëz me probleme me rendin e ligjin .Pra nuk ka asgjë të re, të gjithë njëjtë si parti politike me probleme me rendin e ligjin.

-Po shihet që shumë e ndjeshme çështja e rendit dhe ligjit, arrestimi i vazhdueshëm edhe i policëve nën dyshim për raste kriminale e bënë këtë institucion shumë të pa qëndrueshëm. Duhet të alarmohet e të sensibilizohet ky sektor , duke pas parasysh se sa ka rëndësi për shtetin e Kosovës dhe luftën kundër krimit të organizuar , gjendja paraqitet shumë frigjide, pa ndonjë gjasë të mëtejme që të përmirësohet dhe fuqizohet ky sektor në ushtrimin e kompetencave.

Gjithsesi që duhet bërë një riformulim në formën e VETTING-ut për stafin menaxheria të këtij sektori , duhet të pastrohet ky sektor nga krimi i organizuar apo bashkëpunim. Luftimi i krimit është komponenta kryesore , kthimi i task forcës si institucion duhet rikthehet përsëri në funksionin që e kishte.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".