Me garanci të fuqishme nga SHBA-të, për dialog dhe marrëveshje të shpejtë me Serbinë në interes të shtetit të Kosovës

Faik Krasniqi

  • 10 March 2021 - 07:39

Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

Qeveria Kurti pa asnjë rezervë duhet të futet në dialogun me Serbinë, duke pasur në mbështetje dhe garantues SHBA-të, që ti jepet fund këtij procese me një marrëveshje që nuk e cenon shtetësinë dhe kushtetutën e Kosovës, pasi që nga qeveritarët e deritashëm u bë lojë e madhe dhe nuk u arrit asgjë pozitive, dhe patem humbje kohe dhe dëmtim te interesit te shtetit.

-Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundoje njëherë e mirë. Ka më shumë se një dekadë që kanë filluar këto bisedime, dhe asgjë e dobishme nuk ka ndodhur. Çdo marrëveshje që nuk cenon shtetësinë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës është e mirëseardhur. E sidomos kur ajo marrëveshje do të mbrohet nga SHBA, engjëlli ynë mbrojtës. Kosova duhet të ecë përpara, dhe jo tërë kohën të merret vetëm me bisedimet me Serbinë, siç vepruan pushtetarët që u ndëshkuan keq nga elektorati.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".