Kosova vend ku deputet s'të bën vota qytetare, por vota mafioze e komisionarëve të kriminalizuar!

Kosova vend ku deputet s'të bën vota qytetare, por vota mafioze e komisionarëve të kriminalizuar!
Kosova vend ku deputet s'të bën vota qytetare, por vota mafioze e komisionarëve të kriminalizuar!

Fadil Maloku

  • 11 March 2021 - 07:36

Shkruan: ANALIST- Fadil Maloku

Afera apo skandali që u "modelua" rreth kandidates për Deputet/e nga radhët e AAK-s, dëshmon më së miri jo vetëm për dobësitë evidente të Ligjit aktual Zgjedhor, të cilit si copy paste, nga ish "ekspertiza" e eminencave UNMIK-iane, që nga fillimi i instalimit demokracisë në Kosovë, i ka munguar ai mekanizmi i kontrollit të brendshëm shtetëror që shquhet si një lloj check & balance, por, edhe fuqia dhe autoriteti i komisionarëve të "aftësuar dhe trajnuar ekskluzivisht për mënyrat dhe sekretet e vjedhjes, lexo; "bartjes" prej një kandidati për deputet, në tjetrin kandidat te preferuar,të votave.

-Afera e ndodhur me ish ministren (tashmë, edhe të dorëhequr) e AAK-s, në fakt vetëm sa e ri dëshmoje, prezencën fizike të këtyre komisionarëve të krimininalizuar të cilët përmes korruptimit arritën të "promovojnë" jo deputetë që morën vota qytetare, por, ish deputet që kanë mundësi financiare paguajnë këto grupe mafioze, korruptive. Është më se e qartë që nga paslufta e këndej në gjitha zgjedhjet mbajtura, ka pas ankesa në punën e komisionarëve! Bile edhe kur u krijua alibia e "vjedhjes industriale", për çka u deshtë që edhe ish Ambasadorja amerikane të alarmoj! Por, gjitha këto marifetllëqe, e vjedhje të profesionalizuara, fillimisht nga militantët partiak, i fshehën politikanët e partive më të mëdha politike të vendit!

Ndryshe, si ka mundësi që disa deputetëve të përjetshëm, t'i "rezervohen" në gjitha Legjislaturat e pasluftës vendi i deputetit! Si ish anëtarë i Komisionit Zgjedhor, gjithnjë pas zgjedhjeve kam ngritur shqetësimin tim për dëmet që i shkaktonin këta "paramilitarë" krejt procesit zgjedhor! Edhe atëherë, po edhe tani, as politika, as prokuroria, e as partitë politike fare s'kanë qenë të interesuara ta pastrojnë ligjërisht si "kursin e zgjedhjeve", ashtu edhe mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve të njëmendët të popullit, nga ky rrjetë strukturuar kriminal!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".