Isa Mustafa në LDK ishte veç një vegël e vockël e strukturave të fshehta serbe që veprojnë në Kosovë dhe që e kanë nën kontroll këtë parti politike!

Isa Mustafa në LDK ishte veç një vegël e vockël e strukturave të fshehta serbe që veprojnë në Kosovë dhe që e kanë nën kontroll këtë parti politike!
Isa Mustafa në LDK ishte veç një vegël e vockël e strukturave të fshehta serbe që veprojnë në Kosovë dhe që e kanë nën kontroll këtë parti politike!

Xhevat Meha

  • 11 March 2021 - 13:14

Shkruan: ANALIST- Xhevat Meha

LDK nuk eshte e uzurpuar nga Isa Mustafa po ajo është nën kontrollin e strukturave të fshehta serbe. Rrjeti i strukturave të fshehta serbe që veprojnë në Kosovë, kanë futur nën kontroll kohë më parë LDK-në. Kur i thosha para disa viteve ndonjë anëtari të devotshëm të LDK-së se këto struktura kanë kontroll më të fuqishëm ne LDK sesa në PDK ma kthenin se ku ka kontroll më të madh se kur vet Hashimi del shpaluar në shtyrjen përpara të interesave të Serbisë në Kosovë!.

- Nga hulumtimet dhe analizat që kam kryer, më del se strukturat e fshehta serbe në PDK kanë tejfuqizuar krimin si mekanizëm për të kontrolluar veprimet e PDK-së. Kurse në LDK këto struktura kanë ndërtuar shtrirje horizontale në fuqizimin e mendimit politik “kope”. Nga veprimet e këtyre strukturave këto dy grupime politike janë dëmtuar shumë. Une pres që PDK të dal fare nga skena politike sepse përveç kriminalizimit të lart ka edhe një faktor, me letra është parti e djathtë e brumin e ka parti e majtë, e kjo do ta largoje nga skena politike. LDK pres që të riorganizohet e të mbetet në skenën politike.

Kontrolli që kanë strukturat e fshehta serbe në LDK kanë marrë goditje me djegien e Isës si kryetar, por i gjithë rrjeti jo i vogel është aty brenda duke vepruar aktivisht . Me largimin e Vjosës nga mendimi politik kope për të pasur mendim politik vetanak, edhe sundimi i mendimit politik kope në LDK ka filluar të shthuret. Këto struktura mendimin politik kope në LDK e kanë instaluar e sanksionuar edhe me statutin e LDK-së. Një pikë e nenit 8 të statutit kufizon shprehjen e mendimit nga anëtarët vetëm brenda strukturave të LDK-së. Kushdo nga anëtarët e LDK-së që ka folur ose flet lirshëm për LDK-në jashtë strukturave shkel statutin. Po të isha pjesëmarrës në këtë Kuvend, kur t'i japin zjarr individ të caktuar se si duhet zbatuar statuti me përpikëri, unë do të kënaqesha duke qeshur. Si përfundim, nga ky Kuvend nuk pres që të ketë konfliktualitet, sigurisht duhet garë politike nuk do të ketë se nuk u krijuan kushtet paraprakisht por pres që dikush të emërohet Kryetar fitues i votimit pa garë politike brenda partiake.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".