Fshesa e Qeverisë Kurti me Vetting duhet ti pastron me themel institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në Kosovë!

Fshesa e Qeverisë Kurti me Vetting duhet ti pastron me themel institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në Kosovë!
Fshesa e Qeverisë Kurti me Vetting duhet ti pastron me themel institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në Kosovë!

Ragip Guraziu

  • 12 March 2021 - 07:44

Shkruan: ANALIST - Ragip Guraziu

Domosdoshmërish, detyra e parë për qeverinë në ardhje është detyrë e rëndë , që i bije detyra për arritjen funksionimit të drejtësisë etike e profesionale dhe efikase, e që duhet të fillohet menjëherë me pastrimin e këtyre segmenteve të drejtësisë dhe të sigurisë sepse zotimet kanë qenë dhe mbeten: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe as mbi Kushtetutën. Deri tash ky farë slogani më shumë na është dukur si humor politik i kapësve të shtetit, por këtë herë qytetari e ndërroi kahen e drejtimit të institucioneve nga politike, duke ja besuar me shumicë qeverisjen e vendit LVV-së në krye me Albin Kurtin, i dënoi ato subjekte politike që kane qeverisur per dy dekada.

-Askush mbi ligjin dhe as mbi Kushtetutën, sikur kjo shprehje është bërë shumë bajate deri më tani ! Derisa në Kosovë kemi një drejtësi jo stabile, një prokurori të dështuar, gjyqtarë e polici jo mjaftueshëm të pa varur e profesional, te rasti i fundit, kur kemi parasysh dy rastet abuzimit me vota të kandidatëve të AAK-s, por edhe shumë raste të tjera nga kandidat të subjekteve politike, kemi pasur një reagim shumë të vonshëm dhe të ngathtë nga drejtësia, gjyqësori, prokuroria e policia. Kjo na lë të kuptojmë se jo rastësisht jemi këtu ku jemi.

E ku jemi e dimë të gjithë, në fund të pusit, pa shtet të së drejtës, pa drejtësi të drejtë, të pa varur, profesionale dhe efektive. Prandaj edhe qytetarët po e shohin me plotë zhgënjim se si janë bërë e po funksionojnë këto institucione të kapura nga krimo politike e që sipas ligjit do të duhej të ishin në funksion të zbatimit të ligjit dhe ndjekje të shkelëseve të tij. Kur jemi tek skandalizimi i procesit zgjedhor të 14 shkurtit, me të vërtetë është një dështim total i drejtësisë, organit të ndjekjes, Prokurorisë.

Nuk duhet dhe as që mundë të mjaftohet drejtësia e Kosovës, Prokuroria, gjyqësori dhe policia me vetëm dy raste të arrestimit të komisionarëve që u zbuluan se e kanë bërë tërkuzë rezultatin e zgjedhjeve brenda një subjekti politik, e që në këtë rast ishte AAK-ja. Reagimi i vonuar i Prokurorisë në këtë rast, por edhe në një mal rastesh të tjera argument i mjaftueshëm që flet për veprim të shpejtë të Qeverisë së re që në kuadër të mandatit dhe përgjegjësisë kushtetuese, nga dita e parë e punës, të merret me pastrimin dhe reformimin sistemor e kadrovik të institucioneve të sundimit të ligjit.

Qeveria Kurti 2 do të ketë halle, në rast se nuk i merr punët seriozisht që në fillim, Qeveria Kurti2, Do të duhej që me ditën e parë ta fillon luftimin e krimit brenda thelbit të drejtësisë së Kosovës, sepse dhënia dhe marrja e ryshfeti janë vepra penale sipas Kodit të Procedurës Penale, prandaj Prokuroria Speciale, nuk duhet të jetë selektive, kur një palë të burgoset për “marrje të ryshfetit” dhe abuzim me detyrën zyrtare, dhe pala për “dhënie e ryshfetit” të krenohet nëpër kafet e Prishtinës se është apo janë të pa prekshëm nga drejtësia Kosovare. Kjo është arsyeja edhe pse Qeveria kurti2 duhet me urgjencë, posa të fillon punën, duhet të kërkon e autorizon hetimin e të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve, për anshmëri, për pa barazi, për abuzim me ligjin ,keqpërdorim, për mungese etike dhe pa përgjegjësi e jo profesionalizëm ndaj lëndëve dhe palëve.

Madje duhet shtrirë me urgjencë këtë pastrim të të gjithë gjyqtarëve e deri tek Gjyqtarët e tej instrumentalizuar të Gjykatës Kushtetuese.Një fshesë e madhe duhet të futet edhe në polici, deri në Inspektoratin e policisë së Kosovës, për spektaklet e tyre të pa përgjegjshme dhe abuzim me kompetencat, duke tejkaluar detyrat profesionale të pa anshmërisë, duke krijuar spektakël për opinionin publik, se kinse po lufton krimin brenda policisë së Kosovës, ndërsa me autorët e krimit të nivelit komandues bashkëpunojnë në prapaskena, për çka edhe u dëshmua kaherë duke filluar nga si dhoma e dëshmive, e shumë raste sensitive të abuzimit të stafit komanduese përmes punësimit, gradimit, sistemimi dhe avancimit mbi bazën e lidhjeve politike, familjare e miqësore, deri tek marrja e mitove që asnjëherë nuk hetohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".