Jo vetëm Kryetari i Kllokotit, po edhe Shpend Ahmeti i Prishtinës e ka vendin në burg për lidhje me mafien e ndërtimeve dhe tregti me lejet ndërtimore!

Jo vetëm Kryetari i Kllokotit, po edhe Shpend Ahmeti i Prishtinës e ka vendin në burg për lidhje me mafien e ndërtimeve dhe tregti me lejet ndërtimore!
Jo vetëm Kryetari i Kllokotit, po edhe Shpend Ahmeti i Prishtinës e ka vendin në burg për lidhje me mafien e ndërtimeve dhe tregti me lejet ndërtimore!

Ragip Guraziu

  • 14 March 2021 - 12:20

Shkruan: ANALISTI-Ragip Guraziu

Derisa Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviç u ndalua nga policia e Kosovës për 48 orë, kjo do thotë se tash drejtësia po trimërohet nga ndryshimet pozitive në politikë, që mbështesin funksionimin dhe zbatimin e ligjit edhe për pushtetarët, duke filluar nga niveli lokal, pra nga baza elementare, themeli i shtetit e deri në kulm, në nivelin qendror. Kjo nxjerrje para drejtësisë e një kryetari komunë, le të shërben si mesazh dhe alarm për të gjithë shkelësit e ligjit, veçmas nga shumica shqiptare që e kanë kapur, uzurpuar dhe po luajnë me shtetin, prandaj le të shkon si një sinjal dhe alarm që duhet ta tremb edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe sejmenët e tij sepse ky si edhe shumë të tjerë, e ka të fshehur një grumbull të madh “mizash” prapa veshi.

Arrestimi në Kllokot i të parit të Komunës për abuzim me ligjin, pavarësisht natyrës së shkeljes, është i vonuar por megjithatë duhet përshëndetur një masë e tillë e PSRK-s, edhe pse kjo po ndodhë pas 20 vjet pas, por populli nuk e thotë kotë: Më mirë vonë-se kurrë!. Sidoqoftë aksioni i filluar në Kllokot nuk duhet ta ndalet aty, por një veprim i tillë duhet zbarkuar shpejtë në Prishtinë sepse qytetari i zakonshëm menjëherë do e shtron pyetjen tjetër, pse një hetim i tillë dhe arrestim i ngjashëm nuk ndodhi së paku deri tani, edhe me Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin dhe sejmenët e tij. Tani erdhi koha që Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë një hap interesant dhe pozitiv, që mbase askush nuk e ka pritur askush , duke e arrestuar një kryetar komune për abuzim me ligjin! Një lajm tepër i mire. Por për ta marr notën pozitive, për të lëvizur drejtë maksimales nga e mirë, shumë e mirë dhe shkëlqyeshëm, Prokuroria Speciale duhet të aterron pa vonesë në Komunën e Prishtinës për ta prangosur edhe tandemin Shpend Ahmeti&Dardan Sejdiu. Është vërtetë për ta bërë një pyetje të madhe ndaj PSRK-së se cila është arsyeja e vërtetë që një hetim dhe arrestim i ngjashëm nuk ndodhi akoma për kryetarin e komunës së Prishtinës dhe ortakut të tij të tej inkriminuar Dardan Sejdiun, ndaj të cilëve ka vite që janë deponuar kallëzime penale për abuzim me detyrën zyrtare, për degradim të plotë të kryeqytetit dhe për lidhjet e fuqishme me nëntokën kriminale, me mafien e ndërtimit. Duke mos e minimizuar aspak abuzimin me vota të Kryetarit të Komunës së Kllokotit, kur bëhet krahasimi me atë të Prishtinës, shtrohet pyetja me të drejtë se kush po i mbron e po i bënë avokatinë Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, edhe atë mu nga Zyrat e PSRK-së, duke penguar dhe pamundësuar hapjen e procedurës hetimore dhe arrestimin e tyre, derisa është një mal i tërë i kallëzimeve penale të deponuara që presin në Prokurorinë Speciale, kryesisht për lidhjet e tij dhe vartëseve që i ka nën kontroll me mafien e ndërtimeve, tregtinë e industrinë mega korruptive e tepër profitabile me lejet ndërtimore dhe me pastrimin e parave të pista si gati të vetmet burime të atyre financimeve. Po në vend të burgimit, qytetari i Prishtinës, i mashtruar nga mos veprimi i institucioneve të drejtësisë për ta zbardhur skemën kriminale në komunën e Prishtinës, ka gabuar dhe ja ka mundësuar Shpend Ahmetit me sejmenët e tij edhe mandatin tjetër. Këtë të dytin! Por tani vet po këta qytetarë të kryeqendrës së Kosovës, po i vuajnë vetë mbi kurrizin e tyre pasojat e këtij mashtrimi. Siç thonë burime të sigurta brenda Prokurorisë dhe flasin për mos veprim ndaj Shpend Ahmetit, tregojnë se si ai e ka të siguruar mbrojtën e fuqishme nëpërmes ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale Reshat Millaku, i pensionuar në vitin 2019, dhe nga ish zëvendës kryeprokurores së speciales Sevdije Morina, gjithnjë sipas direktivave të krimit të organizuar dhe të SHIK-ut të instaluar në institucionet e shtetit , e cila tashmë është mirë sistemuar zëvendës kryeprokurorë në Zyrën e Kryeprokurorisë së shtetit. Kryetari aktual i Prishtinës Shpend Ahmeti, pasi është zgjedhur aksidentalisht në atë pozitë, ka marrë për trashëgim edhe vazhdimin e traditës korruptive në fushën e ndërtimit nga Sami Hamiti që në vitin 2014, të cilën detyrë po e kryen besnikërisht edhe sot së bashku me Dardan Sejdiun, por gjithmonë në ortakëri me rrjetin kriminal të mafies ndërtimore të lidhur me SHIK-un e kriminalizuar, që e kishte gjetur aty në kohën e Sami Hamit dhe e vazhdon akoma dhe shume me fuqishëm , në lidhje bashkë ortakërie të ndarjes së përfitimit nga abuzimi me ligjin dhe krimi i organizuar në “industrinë’ e ndërtimit në kryeqytet, sepse askush nuk kontrollon dhe askush nga organet e hetuesisë nuk vepron. Sipas përllogaritjes statistikore vjetore, raportohet se brenda një viti në Prishtinë lëshohen leje ndërtimi nga komuna për 1. 2 milion metra katrore, nga të cilat përfitohen qindra-miliona e miliarda euro nga nëntoka, mafia dhe krimi i organizuar, por këtu nuk bëjnë pjesë dhe nuk mundë të përfitojnë kurrsesi ata qytetar e as biznese që nuk japin mito sipas rregullave të paligjshme të Ahmetit&Sejdiut, që nëse nuk bëhen pjesë e këtij krimi dhe provojnë ta realizojnë të drejtën e tyre ligjore e legjitime vetëm mbi bazën e ligjit që e shkelë shpend Ahmeti me lidhjen e tij të krimit, që po e amniston drejtësia, nuk po e sheh as heton Prokuroria Speciale e Kosovës, ngase PSRK po ua bën Avokatinë kriminale edhe duke abuzuar e shkelë ligjet dhe kushtetutën e vendit. Ka pesë vite që në Prokurorinë Speciale janë deponuar me dhjetëra kallëzime penale, nga qytetarët dhe Bizneset kundër lidhjes së Shpend Ahemtit me vartësit e tij më krimin e organizuar pikërisht në fushën e ndërtimeve, por kjo përbërje e Prokurorisë Speciale nuk e ka guximin as vullnetin për të vepruar, ngase ata për më shumë se gjashtë vite ua bëjnë Avokatinë. Mirëpo populli thotë se shpresa vdes e fundit, prandaj edhe qytetarët po presin. Qytetarët po presin sepse shpresa e vetme e zgjidhjes së kësaj nyje mega kriminale, të zbardhjes së të gjitha të palarave kriminale të kësaj Qeverisje të tashme në krye të Prishtinës me Shpend Ahemtin&Sejdiun , madje për plotë dy mandate, po mbetet vetëm nga Qeverisja në ardhje, e cila për prioritet e ka vendosur luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e posaçërisht ky fenomen shihet në çdo fushë veprimi dhe të jetës në Prishtinë, e cila për këto dy mandate vetëm është degraduar dhe asgjë nuk është përmirësuar apo ndërtuar në mënyrën ligjore të drejtë, të sistemuar pikërisht për shkak të bashkëveprimit të kupolës komunale me krimin e organizuar me segmentet e veta edhe në Ministritë kompetente e të kriminalizuara, akoma të pa hetuar dhe të paprekur e të pa ndëshkuar!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".