Këta politikan të lidhur me krimin po na turpërojnë para gjithë botës së civilizuar

Këta politikan të lidhur me krimin po na turpërojnë para gjithë botës së civilizuar
Këta politikan të lidhur me krimin po na turpërojnë para gjithë botës së civilizuar

Ragip Guraziu

  • 15 March 2021 - 09:18

Shkruan: ANALIST - Ragip Guraziu

Derisa po i durojmë ne si popull, nuk është aspak e habitshme si dhe pse po tregohen kaq të pa durueshëm dhe arrogantë qeveritarët në ikje duke instaluar aty, në institucionet e kapura, njerëzit e tyre, për ti krijuar probleme pastaj qeverisë në ardhje, që do të rrezikojnë të shkojnë deri në qërim të hesapeve në mënyrë fizike, për ta liruar apo mbajtur pozitën e dhuruar me pa të drejtë nga mafio-politika aktuale e kriminalizuar. Kështu jemi ne, kështu po sillemi si qeveritar, politikan e pushtetar të pa përgjegjshëm!

Edhe kur e shohim se nuk jemi më aty ku duhet, e si duhet me qenë, nuk skuqemi fare sepse e kemi pushtetin. Ehe korrupsionin e kanë lakmi për gjithë këto vite, sepse po i shohim edhe sot si po mundohen partnerët e koalicionit ilegal në ikje, që ti shfrytëzojnë dhe ditët e fundit të qeverisë në detyrë, që ti vendosin nën kontroll të plotë ndër ndërmarrjet publike dhe institucionet tjera të pavarura, përmes rekrutimit dhe emërimit të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike me militantët e tyre, pavarësisht se kjo nuk ju lejohet me ligjet në fuqi. Kësaj i thonë kështu; ''MARRJA QË NUK E MBULONË TURPIN'. Po e them kështu sepse turpi e marrja janë një prandaj nuk e mbulojnë njëra tjetrën si veprime, veç e trashin akoma më shumë fenomenin nga i cili dalin, korrupsionin.

Kundër një veprimi të tillë ilegal në ikje ka reaguar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, duke kërkuar që rekrutimi në Bordet e Ndërmarrjeve Publike të jenë transparente dhe në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, duke pritur që këtë obligim ligjor, atje ku kërkohet, ta bëjë qeveria legale dhe legjitime në ardhje. Tani është angazhuar apo ka reaguar me të shpejtë edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar përmes një reagimi në Facebook, ka kërkuar nga qeveria në detyrë që të shtyjë vendimet për rekrutimin e zyrtarëve të lartë deri në formimin e qeverisë së re duke theksuar se mbeten i të shqetësuar për proceset e rekrutimit të Bordeve të tjera të Ndërmarrjeve Publike dhe Krye shefave Ekzekutiv të tyre, dhe se ato përveç se duhet të jenë transparente dhe të strukturuara mirë, në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike.

Kërkesa është shumë e qartë dhe transparentë, e theksuar që ta merr vesh edhe qytetari më i thjeshtë: Qeveria në detyrë duhet të shtyjë të gjitha vendimet dhe proceset e rekrutimit për zyrtarë të lartë derisa të formohen institucionet e reja dhe pikë. Mirëpo këta që janë në pushtet nuk kanë fije turpi sepse ne si qytetar po heshtin karshi vazhdimit të instalimit të strukturave kriminale nëpër institucione publike, shkarkohet dikush brenda ditës dhe emërohet një tjetër, pastaj shkarkohet i dyti i vjen i treti dhe kështu vazhdon Odisejada, emërime shkarkime sipas fuqisë së klaneve dhe grupeve kriminale të interesit, e në dëm të qytetarëve. çka është mjaft, mjaft. Le të presim që kjo qeveri e cila është nisur rrugës për të ardhur do të bëjë diçka më të mirë, ndryshe turpi do të trashet akoma më shumë dhe faqja e zezë për politikën kosovare para miqve ndërkombëtar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".