Inatet politike anash, të gjithë së bashku kundër Asociacionit, të keqes që e la trashëgim Hashim Thaçi!

Faik Krasniqi

  • 15 March 2021 - 12:51

Shkruan: ANALIST - Faik Krasniqi

Prej fillimit është ditur që ky Asociacion është shtet brenda shtetit, ose më mirë të themi kancer i brendshëm i Kosovës. Një gjë e tillë nuk duhet pranuar në asnjë mënyrë. Asociacion në forme OJQ po, përndryshe jo!

-Kur është në pyetje Kosova të gjithë duhet të bëhen bashkë, pozitë e opozitë, sepse Kosova është e të gjithëve. Duhet një unitet i të gjitha partive në përballje me Serbinë. Hashim Thaçi ka nënshkruar diçka jo të mirë. Me këtë çështje duhet përballur në Bruksel.

Serbët kanë të drejta, më shumë se çdo pakicë tjetër në botë. Ata duan Asociacion me kompetenca ekzekutive për ta bosnjizuar Kosovën, që herët a vonë atë pjesë të Kosovës të ja bashkëngjisin Serbisë. Prej fillimit është ditur që ky Asociacion është shtet brenda shtetit, ose më mirë të themi kancer i brendshëm i Kosovës. Një gjë e tillë nuk duhet pranuar në asnjë mënyrë. Asociacion në forme OJQ po, përndryshe jo!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".